OBSH, apel të fortë para festave “qëndroni në shtëpi, nuk ia vlen rreziku”

Author

Categories

Share

OBSH, apel të fortë para festave “qëndroni në shtëpi, nuk ia vlen rreziku”

Shefi i zyrës rajonale të OBSH-së për Evropën u ka bërë apel të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi për Krishtlindje duke insistuar se nuk ia vlen të rrezikohen dhe të infektohen me Covid-19. Në një deklaratë të Hans Kluge, thuhet:

Ka një dallim mes asaj që ju lejohet të bëni nga autoritetet dhe asaj që duhet të bëni. Ne kemi edhe disa muaj të tjerë sakrifice përpara dhe mund të sillemi tani në një mënyrë që do të na bëjë krenarë të gjithëve. Kur të kthejmë kokën prapa për të kujtuar këto kohë të paprecedenta, unë shpresoj që të gjithë të ndjejmë se kemi vepruar me shpirtin e humanizmit për të mbrojtur ata që kanë më shumë nevojë

Kluge thotë se shkatërrimi i shkaktuar nga pandemia ka goditur rëndë komunitetet në Evropë duke paralajmëruar veçanërisht për pasojat e shëndetit mendor. Covid-19 ka detyruar familje dhe komunitete të ndahen, ka falimentuar biznese dhe ka privuar njerëzit nga mundësitë që një vit më parë dukeshin të sigurta. Nga ankthi për prekjen nga virusi, pasojat psikologjike të izolimeve dhe vetizolimi e deri tek pasojat e papunësisë, shqetësimet financiare dhe përjashtimi social, pasojat shëndetësore të kësaj pandemie do të jenë afatgjata dhe do të shkojnë shumë larg. Ajo që ka rezultuar  thotë ai  është një krizë në rritje e shëndetit mendor në Evropë. Organizata Botërore e Shëndetit ka apeluar të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm ndaj sëmundjes së koronavirusit, pasi një pjesë e madhe e vende po përpallen me një valë të dytë të sëmundjes, ku numri i të infektuarve dhe viktimave vijojnë të jenë në rritje. OBSH ka kërkuar nga të gjithë njerëzit që të respektojnë distancat, sidomos tani gjatë festave të fundvititi, sepse kanë më shumë mundësi të bëhen trasmetues të virusit tek njër-tjetri, duke rrezikuar kështu dhe shëndetin e gjithsecilit.

“Situata nga koronavirusi vazhdon të jetë e rrezikshme. Ne sugjerojmë që njerëzit të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi e të mos rrezikojnë. Nuk duhet të rrezikoni jetën për festat e fundvitit. Kemi edhe muaj sakrifica përpara nesh”, sqaron OBSH. Kujtojmë që shumë vende në të gjithë botën kanë vendosur masa të ashpra për të përandaluar përhapjen e virusit, duke mos lejuar festime.

 

 

Author

Share