Sa herë i keni larë duart me ujë dhe sapun? Infektimi me Covid-19 prek edhe kur flini

Author

Categories

Share

Sa herë i keni larë duart sot? Një studim i kërkuesve në Britaninë e Madhe, sugjeron se kjo duhet të bëhet të paktën gjashtë herë në ditë. Studimi ka analizuar të dhëna nga viruset në vitet 2006-2009 që kishin struktura shumë të ngjashme me koronavirusin e ri dhe dolën në përfundimin se 1663 personat që u vëzhguan, ishin më pak të predispozuar të infektoheshin nëse do ti lanin duart gjashtë herë në ditë.

Larja e duarve më shumë se 10 herë në ditë, duket se nuk e redukton akoma rrezikun e infektimit.

Koronaviruset janë një familje virusesh që kryesisht shkaktojnë sëmundje mesatare, si psh i ftohti i zakonshëm. Të gjithë ato viruse, përfshirë edhe covid-19, vriten me ujë dhe sapun larje shpesh herë në ditë.

Koronavirusi të infekton edhe kur jeni në gjumë

 Tingëllon e çuditshme kur e dëgjon, por ndodh që të infektohesh nga koronavirusi edhe kur jeni duke fjetur. Kjo sepse po të bësh një krahasim të trupit  kur jeni zgjuar dhe kur jeni në gjumë, të gjithë e dimë se ndodhin reagime të ndryshme. Nëse rastësisht thithim lëngje apo diçka tjetër ne automatikisht kollitemi, por kjo gjë ndryshon kur jeni në gjumë, nuk mundemi të kollitemi kur jemi në gjumë dhe lëngjet kalojnë në stomakun tonë. Kjo ndodh me rastin e thithjes së pështymës nga fyti, aty ku mund të ndodhet virusi. Nëse e kaloni pështymën, që të gjithë e bëjmë në gjumë, sasia më e madhe e përmbajtjes nga fyti përfundon në mushkëri, por për ata persona që kanë dëmtime të mushkërive për shkak të pirjes së duhanit, në këtë mund t’iu krijohen më shumë probleme. Masa e pështymës së thithur gjatë gjumit është krejtësisht e mjaftueshme që të shkaktojë probleme të mushkërive.

Si të mbrohemi nga Covid-19 gjatë ditës dhe natës

Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes. Lani shpesh duart, sidomos pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.

Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën. Hidhni facoletat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historitë eventuale të udhëtimit jashtë vendit. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes. Evitoni vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.

Author

Share