HORMONET SEKSUALE & INTERLEUKIN-6 Receptor Antagonists dhe COVID-19, NË PACIENTËT CRITICALLY III me Covid-19

Author

Categories

Share

 

 

  

Po ju paraqes këtë artikull se këtë topik të seksologjisë e njoh shumë mire,  kjo është puna ime që prej 20 vitesh. Profesioni im si SEKSOLOG më ka bërë që ta studjoj, në nivel shkencor, problemin e hormoneve sekasuale, në të dy gjinitë, femra e meshkuj. Ulja e nivelit hormonit testosteron tek meshkujt dhe ulja e hormonit  estrogen tek gratë është e qartë që shkakton crregullime serioze. Zëvëndësimi i tyre ka kohë që aplikohet tek njërëzit dhe janë parë efekte pozitive. Për këtë topik kam paraqitur 2 studime në kongresi e 17-të të Akademikëve, botërore, të riprodhimit njërëzor (The 17th Ëorld Congress of Acdemic of Human Reproduction). Cuditërisht, asnjëri nga drejtuesit të shoqatës shqiptare për riprodhimin njërëzor, jo vetëm nuk kishin fituar të drejtën për të paraqitur ndonjë studim!!! Por nuk ishin të pranishëm as fizikisht??!!!

 

Prof. Kim shtjelloheni më gjërë lidhjen e hormoneve seksuale

Po ju paraqes studimet botërore dhe eksperiencën time, 20 vjecare, në topikën e zëvëndësimit të nivelit të ulur të hormoneve seksuale, femra e meshkuj (Sex Hormone Replacement Therapy):

Përhapja  e shpejtë e sëmundjes coronavirus 2019, pandemike dhe efektet agresive mbi sistemin e kujdesit shëndetsor dhe ekonominë globale, na detyron të gjejmë strategji të reja për ta luftuar dhe shpëtuar prej këtij coronavirusi të ri. Fajtori kryesor i propozuar i COVID-19 është përgjigja inflamatore intensive, një shtim i përgjigjes immune dhe një shtërngatë cytokine—dëmtimi i rëndë i indeve të mushkrisë dhe pasqyrim të gjëndjes të disa pacientëve, në atë shkallë të rëndë, sa të kërkojnë asistencë ventilatore. Ndryshimet e përgjigjeve ndaj inflamacioneve, në bazë të gjinisë, mashkullore dhe femrore, janë dokumentuar dhe kjo mund ti atribuohet, të paktën në një pjesë, hormoneve steroide seksuale. Për më tepër, rrënja e niveleve hormonale seksuale si testosteroni dhe estrogeni, me rritjen në moshë, mund të jenë shkaktarë në rritjen e forcës së inflamacionit në të moshuarit dhe do të rrisi rrezikun për efekte anësore të COVID-19. Hormonet seksuale mund të zbusin përgjigjen inflamatore dhe mund të ofrojnë potenciale terapeutike, premtuese për pacientët me COVID-19.

Në këtë artikull unë eksplorova efektet anti-inflamatore të mundëshme të estrogenit dhe testosteronit dhe efektet anabolike të testosteronit, me vëmëndje të vecantë ndaj rolit potencial të terapisë zëvëndësimit hormonale (plotësimit të nivelit), në gratë dhe burrat e moshuar me COVID-19.

Ashpërsia e sindromës respiratore akute, SARS-CoV-2, vazhdon me shpejtësi, të përhapet nëpër botë. Akoma nuk ka të dhëna që janë zbuluar medikamente dhe vaksina specifike për sëmundjet nga COVID-19 dhe informacione për agjentët shkaktarë SARS-CoV-2 po mungojnë. Mirëpo, raportime descriptive janë konsistente në zbulimet e tyre që adultet dhe burrat  janë në një rritje të rezikut për të vdekur nga COVID-19 dhe efektet mbrojtëse të moshave të reja po ndodhin, së bashku, pacientë meshkuj dhe femra. Ndërsa ne po kërkojmë strategji trajtimesh për COVID-19, duke kuptuar shkallën në të cilën hormone  seksuale qëndrojnë në themel të këtyre normave diferenciale, të rasteve të fatalitetit, kanë rëndësi për bordin klinik dhe të shëndetit publik.

Prof. Kim, a ka ndonjë shpjegim pse gratë po infektohen më pak se burrrat

Jua kam paraqitur në artikullin tim me titull “Pse burrat po infektohen më tepër se gratë, me COVID.19.”  Për kujtesë po ju shkruaj që gratë për shumicën e sëmundje infektive kanë qënë parë në mënyrë konsistente se kanë paraqitur një përgjigje immune më të fortë sesa burrat. Në përgjithësi, sistemi imun i femrave përgjigjet me më eficiencë ndaj patogeneve, duke prodhuar sasinë më të lartë të Interferoneve dhe Antitrupave. Mirëpo, ky efekt mbrojtës që ndërmjetsohet kryesisht nga hormoni Estrogen, zbutet në gratë, me post-menopauzë.

Për coronavirusin në vecanti, gratë kanë demonstruar një avantazh konsistent të mbijetuari, mbi burrat. Në pandemin aktuale COVID-19, aq mirë sa në të dyja bashkë, 2003 SARS-COV dhe në Epidemin sindromës respiratore në Lindjen e Mesme (2012), gratë patën substancialisht më të ulur shkallën e rasteve fatale sesa ndodhi tek burrat. Midis rrugëve teorike, përmes të cilave SARS-COV-2 është hipotezuar dëmtimi i indeve, inflamacioni dhe mekanizmat e shtërngatës citokine janë gjërësisht më të pritura, të ndodhnin. Ka të ngjarë, të jepet fiz-patologjia e SARS-COV-2 që rrugët anti-inflamatore mbajnë rëndësinë e vecantë për zhvillimin e strategjisë terapeutike kundër COVID-19. Për më tepër, efektet  anabolike të testosteronit mund të kenë rëndësi klinike për pacientët meshkuj, të moshuar, me COVID-19. Në këtë artikull, unë eksplorova efektet e testosteronit dhe estrogenit dhe mundësinë e tyre terapeutike të rolit të terapisë së zëndësimit hormonal në pacientët e moshuar, me COVID-19.

 

Shkurtimisht, SARS-CoV-2 hyn në qeliza nëpërmjet rrugës të receptorëve type 2 enzyme angiotensin-converting, e cila shprehet nga pneumocites dhe con drejt rregullimit-posht të nivelit të ACE-2. Angiotensin-converting enzyme type 2 është normalisht përgjegjëse për konvertimin angiotensin II (Ang II) në vasodilaltator dhe variantit më pak immun të shtimit të angiotensin.

Angiotensin II lidh type 1 angiotensin respirator (AT1Rs) në mushkri për të induktuar vasokonstriksionin dhe inflamacionin, përmes rrugës aktivizimit të faktor nuclear kB (NF-kB, e cila rrit sintezën e Citokineve. Niveli i ulur i ACE-2 dhe niveli i lartë i Ang II, i cojnë në rritjen e permebialitetit të vazave pulmonare, e cila më pas rezulton në dëmtimet inflamatore të indeve të mushkrisë. Fajtori kryesor i  ashpërsinë të COVID-19 është shtërngata e cytokineve që rezulton nga një përgjigje anti-inflamatore të pakontrolluar që si rrjedhojë e kësaj: 1) Dëmtojnë indet e mushkrive, 2) Pasqyrimin e disa kondicioneve të ashpra, të cilat kërkojnë asistencë ventilimi dhe 3) Duke shkaktuar vdekje në një përqindje të madhe të pacientëve.

Një studim i pacientëve të infektuar me Influenza gjeti që niveli i lartë i cytokine dhe niveli i ulur i T-lymphocyte ishin parashikues të ngarkesës së lartë virale faringeale dhe rritjen e mortalitetit. Këto gjetje janë konsistente edhe në analizat laboratorike për COVID-19, të cilat mbështesin hypotezën që përgjigja e immune e shtuar që rezulton  në qarkullimin e citokineve  që dëmtojnë indet është mediatori primar në infeksionet virale pulmonare. Ajo është gjithashtu e mundëshme që SARS-CoV-2 direkt aktivizon qelizat Mast, të cilat janë gjetur në submucosen e traktit respirator, me lëshimin pasues të cytokineve proinflamatore sic janë Interleukin (IL)-1. Diferencimet seksuale në inflamacione kanë qënë mirë e dokumentuar dhe i atribuohet varieteve të faktorëve. Gjithashtu, pjesa më e madhe e geneve immune, regullues, janë të koduara nga chromosomes X, duke rezultuar në gratë pergjithesisht, në përgjigje immune, më të forta sesa tek burrat. Ky diferencim sexi në përgjigjen inflamatore është postuluar se drejtohet kryesisht nga hormonet seksuale. Gjithashtu, estrogeni ka njjë rol kompleks në modulimin e sistemit imunitar, përgjithësisht, në një mënyrë të varur nga doza dhe është raportuar se ka një efekt anti-inflamator në normalizimin e nivele fiziologjike tek grate, në premenopauz. Shumica e citokineve, përkatësisht, IL-6 dhe IL-8 dhe tumor faktor necrosis factor alfa (TNF-alfa), janë frenuar nga doza peri-ovulatore e Estrogenit. Ndërsa niveli i ulur i estradiolit mund të shtojë mediatorët inflamatorë, e  cila mundet të shpjegojë gjëndjen pro-inflamatore që pjesa më e madhe e grave, në post-menopauz, vuajnë prej arteriosclerosis. Gratë në post-menopausë janë raportuar të kenë nivel më të lartë të citokineve pro-inflamatore, sic janë IL-1; IL-6 dhe TNF-alfa. Mirëpo këto nivele janë reduktuar me përdorimin e terapisë zëvëndësimit hormonal, vecanërisht e tipeve me përmbajtje estrogen, në nivelet para-menopauzes.  Për më tepër, kontraceptivët që përmbajnë estrogen janë gjetur se përmirësojnë imunitetin celular në pacientët e infektuar me HIV. Femrat që morrën nivel të lartë estrogeni u pa që patën rritje të mbijetesës dhe ulje të prodhimit të citokineve, në mushkri, pasi u infektuan me Influenza. Po kështu, aktivizimi i receptorëve estrogen, vecanërisht -receptor Estrogen, ka qënë zbuluar frenimi i përgjigjes inflamatore, ndërmjetsuar nga NF-kB dhe prodhimin e citokine përmes: Qelizave immune, Macrophages dhe Neutrofil.

Zbulimet që Ang II, aktivizon shtegun e NF-k drejt rritjes së sintezës citokineve mbas infeksioneve SARS ndërsa estrogeni mund të mbylli shtegun e NF-kB dhe kjo mban të mundshëm rëndësinë për strategjin e mjekimit të COVID-19 në pacientet femra. Efekteti anti-inflamator i estrogenit kundër  koronavirusit  është mbështetur nga disa studime në kafshë. E para, kërkuesit që infektuan minj femra e meshkuj me SARS-CoV raportuan që minjt meshkuj kishin prognosë më të keqe sesa ndodhi tek minj femra. Vecanërsisht, mbas infektimit me SARS-CoV, minjt meshkuj kishin titra viral më të larta, më tëpër permeabilitet vaskular pulmonarë dhe/ose edema alveolare dhe më tepër monocite inflamatore dhe makrophages në mushkëri sesa në minj femra, në lidhje me moshën. Edyta, minj femra që u infektuan  me SARS-CoV dhe që ishin të varfëruara me estrogen se kishin bërë oophorectomy (heqje të Ovareve) ose bllokin Estrogen-receptor kishin një prognozë SARS-CoV, më të keqe. Gjithashtu, pacientët me COV-19 vuajnë prej lymphopenia, e cila mund të hedhi dyshime në efektet positive, anti-inflamatore të estrogenit. Zbulimet janë të pavarura nga veprimi i T- ose B-limfocite. Në pamje të ngushtë genomice, ngjashmëria e SARS-CoV-2 dhe SARS-CoV është e mundur që Estrogeni luan të njëjtin rol mbrojtës kundër SARS-CoV-2. Gjithashtu, gratë kanë numrin më të ulur të rasteve me COVID-19 sesa burrat. Ajo që është e rëndësishme për të vlerësuar është pse midis burrave të infektuar me SARS-CoV-2, të rrinjtë janë më të mbrojtur nga rezultatet e pafavorshme. Kjo është e mundur që testosteroni ka një efekt mbrojtës anti-inflamator në meshkujt e rinj, analoge me efektin e estrogenit në femrat më të reja në moshë. Testosteroni është raportuar se ka funksione anti-inflamatore përmes shtypjes së bashku, të sistemit immune celular dhe humorale. Në fakt, testosteroni e ul nivelin IL-6 dhe TNF-alfa përmes frenimit të shtegut proinflamatore të NF-kB, analoge me estrogen. Për më tepër, deficienca e testosteronit është e lidhur me sëmundjet auto-imune dhe rritjen e treguesve inflamatore, sic janë C-reactive protein (C-RP).  Prof. Dr. Maksut Drasa, 1 nga 100 amanetet e porositë më ka lënë është që cdo pacienti/e për të parë se a e ka të lartë shkallën e infeksionit duhet patjetër të kërkosh si analizë gjaku:”A KA FORMULA LEKOCITARE, DEVIJIM MAJTAS?” Dhe nëqoftëse ka atëhere pacienti/ia kanë inflamacion, të gjeneralizuar (serioz). Fatkeqësisht, këtë analizë nuk e bëjnë dot asnjë spital privat e shtetërorë. Kjo më bëri që e studiova vetë dhe më pas ia referova një laboratori, ku mjekja (Dr. Eliza Koci) është e nivelit të lartë profesional. Prandaj edhe mjekët duhet ta kërkojnë këtë analizë. Gjithashtu, duhet edhe matja e fibrinogjenit. Këto 3 analiza kam vite që ja kërkoj cdo pacienti/e që ka inflamacion.

Në një studim laboratorik heqja e gonadeve (gjendra hormonale) tek minj mashkull të infektuar me virus-Influenza, rezultuan me numër më të lartë vdekjesh, krahasuar me rastet e minjve, njësoj të infektuar por pa ju hequr gonadet.  Nivelet e ulura sic ndodh zakonisht tek të moshuarit kanë qënë gjithashtu të lidhura me rritjen e treguesve inflamatorë sikundër është IL-6 dhe mund të jenë thelbësore në rritjen e rrezikut të dëmtimeve pulmonare mbas pneumonisë. E rëndësishme është që testosteroni mundet (në periferi, të trupit) të konvertohet në estrogen përmes ndërveprimit me enzyme aromatase, e cila mund të shtojë efektet anti-inflamatore. Gjithashtu është e besueshme që testosteroni mund të reduktojë nevojën për asistencë ventilatore përmes efektit të tij anticatabolik mbi muskujt respiratorë. Një studim i fundit zbuloi që hipogonadismi ishte i zakonshëm në pacientët e futur në mekanizma ventilimi, me dëmtime respiratore akute dhe ishte shoqëruar, fuqimisht, me qëndrimet më të gjata, ditore, në pavionet e kujdesit intensiv. Disa studime, treguan që terapia me zëvëndësim të nivelit të ulët të testosteronit (Testosterone Replacement Therapy *TRT*) përmirëson rezulatet në pacientët e hospitalizuar me sëmundje kronike pulmonare. Gjithashtu, faktorët genetik mund të shpjegojnë disa diferencime, gjinore, në pacientet gra me COVID-19, si rezultat i një ekstra- chromosome X, kanë funksion imun më të fuqishëm  dhe më tepër eficient në pastrimin viral. Por këto faktorë nuk mund të shpjegojnë rastet fatale midis femrave, për ti diferencuar me moshën. Një studim i fundit raportoi që sëmundjet shoqëruese, në pacientet/ët me COVID-19 duke përfshirë hipertensionin, diabetin, obezitetin (të 3ja janë të shoqëruara me inflamacion) mund ti kenë futur pacientët/et, të moshuar, në një rrezik më të lartë për të vdekur nga COVID-19. Për të cilët/at testosteroni dhe estrogeni mbajnë modalitete potenciale terapeutike.

Duke vlerësuar pabarazitë me rastet fatale në lidhje me moshën në të 3ja epidemit e coronavirus, së fundmi, ajo është gjithashtu e rëndësishme me marrë në konsideratë ngatëruesit potencial në vijim: (1) E para: rastet e mortalitetit më të lartë, të burrave mund të drejtohen, pjesërisht, nga shkalla më e lartë e duhan-pirjes, e cila rrit cënueshmërinë e indeve pulmonare ndaj infeksioneve virale dhe faktorët e tjerë të stilit të jetës, të cilat rrisin shkallën e tyre të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetin. (2) E dyta: kjo është e rëndësishme të njihet që rritjet e mortalitetit në adultët e rritur, të infektuar me COVID-19, së bashku, gratë dhe burrat, mund pjesërisht ti atribuohet sëmundjeve të njëkohëshme, vecanërisht sëmundjeve kardio-vaskulare dhe diabetit. Për më tepër, ka një shqetsim që këto shoqërime sëmundjesh drejtohen nga mjekime anti-hipertensive specifike, angiotensin-converting enzyme inhibitors dhe ilacet Ang II receptor blockers, të dyja rritin shprehjen e ACE-2 receptors nëqoftëse merren për kohë të gjatë, të cilat do të rrisin rrezikun e efekteve anësore të COVID-19. Sidoqoftë, Gurëitz sugjeron që pacientët kronikë  trajtuar me një AT1R blocker (p.sh. Losartan) do të kenë një prognozë më të mirë pasi infektohen me SARS-CoV-2. Ky këndvështrim është mbështetur nga gjetjet që në fillim SARS-CoV-2 infekton mushkrinë, ACE-2 është rregulluar-poshtë (ulur), duke rritur disponueshmërrinë e pro-inflamatory Ang II, e cila con në dëmtimin e mushkrisë duke lidhur AT1R. Kështu, AT1R blockers (d.m.th duke reduktuar efektin e Ang II) mund të mbrojë pacientët prej inflamacionit të tepërt dhe dëmtimit të mushkrive për shkak të shtërngatës Cytokine. Për më tepër, një studim i fundit të 5.700 pacientëve me COVID-19, trajtuar ne Nju York raportuan që shkalla e mortalitetit ishte modestisht, më e lartë për pacientët që ishin duke marrë Angiotensin-converting enzyme inhibitors (32.7%) dhe/ose Ang II receptor blockers (30.6%) sesa për ata pacientë/e që nuk po merrnin këto mediakmente (26.7%).

Terapia me estrogen dhe testosteron exogenous (si ilace) kanë një efekt potencial terapeutik për të zbutur (lehtësuar) forcën e dëmtimeve inflamatore si përgjigje ndaj SARS-CoV-2, pa penguar përgjigjen e sistemit imun ndaj virusit sikundër bëjnë Corticosteroidet. Kohët e fundit, kërkuesit kanë sygjeruar përdorimin e ilaceve immune-modulator për të bllokuar shënuesit receptorë inflamatore, me zbutë amplifikimin dhe përgjigjen immune, për të mbrojtur dëmtimin e indeve nga SARS-CoV-2 (p.sh. Anarka ‘një IL-1 receptor blocker’ dhe Tocilizumab dhe Sarilumad ‘IL-6 receptor antagonist’). Megjitheatë, ka shqetsime në lidhje me efektet e mundëshme anësore të këtij agjenti mbi funksionin immune të pacientit.

Në këndvështrim të rolit të mirë-dokumentuar të hormoneve seksuale në përgjigjen immune, vecanërisht të efekteve anti-inflamatore të Estrogenit dhe Testosteronit dhe efektin Anabolik të Testosteronit, kjo është e rëndësishme për të marrë në konsideratë efektin e tyre potencial në zhvillimin e strategjive për pacientët me COVID-19, vecanërisht pacientët e moshuar dhe në ata me deficience hormonale. Duke vlerësuar progresionin e sëmundjes dhe të dhënat nga cdo pacientë/e, me vëmëndje të vecantë në nënvizimin e mekanizmave, mund të sigurojmë depërtime të rëndësishne klinike.

 

Përdorimi i interleukin-6 receptor antagonists në pacientët kritikë; të shkallës iii, të infektuar nga covid-19

Po e paraqes këtë trajtim, të studiuar nga shkencëtarët sepse po të kombinohet me studimin tim, i përforcuar edhe nga studimet e shkencëtarëve, do të ishte kombinimi më i përsosur për të shpëtuar nga vdekja, pothuajse pjesën më të madhe të pacientëvë, të cilët janë në gjëndje të rëndë. Viruset infektojnë njërëzit dhe ne jemi mësuar me këtë ndodhi, të përvitëshme dhe nuk jemi shqetsuar shumë se na është bërë si rutinë. Vetëm vdekja është ajo që i trëmb njërëzit, në të tilla viroza.

Po jua paraqes studimin. Në ligjëratë të drejtë, pra fjalë për fjalë:

Qëllimi: Efikaciteti i Interlukin -6 receptor antagonist në pacientët të infektuar me covid dhe janë në shkallë III, (pra në gjëndjen më të rëndë) është i paqartë.

Metodat: Ne vlerësuam efektin e TOCILIZUMAB dhe SARILUMAB, në një studim multifactorial, botëror. Pacientët e moshuar me Covid-19, brënda 24 orëve që kemi filluar mjekimin në pavionin e kujdesit intensive (pavioni më i rëndë) ishin përfshirë (randomized) me u mjekuar ose me Tocilizumab (8 mg/kg) ose Sarilumab (400mg) ose kujdesin standart (control). Rezultatet primare ishin një shkallë rendore që kombinon në-vdekshmërinë spitalore (caktuar -1) dhe ditë pa mbështetje të organeve deri në ditën 21. Studimi përdori një model statistical Bayesian, me shkaktarë të paracaktuar, për të deklarua superioritetin, efikacitetin, equivalencën ose kotësinë.

Rezultatet: Tocilizumab dhe Sarilumab, sëbashku, arritën efikacitetin e paracaktuar. Në atë kohë analiza e plotë e 353 pacientëve ishin caktuar që të mjekoheshin me Tocilizumab, 48 me Sarilumab dhe 402 ishin në grupin e kontrollit (pra pa u mjekuar me këto dyja). Ditët pa mbështetjen e organeve mesatare ishin 10 (diapazoni-interaktil *IQR* -1; 16), 11 (IQR 0, 16) dhe 0 (IQR-1, 15) për Tocilizumab, Sarilumab dhe Control, respektivisht. Relativisht me kontrollin, raportet e shanseve të rregulluara mesatare ishin 1.64 (95% credible intervals *Crl* 1.25, 2.14) për Tocilizumab dhe 1.76 (95% Crl 1.17, 2.91) për Sarilumab, duke dhënë 99.9% dhe 99.5% propabilitetet e më vonshme, të epërsisë, krahasuar me grupin e kontrollit. Mortaliteti hospitalor ishte 28.0% (98/350) për Tocilizumab, 22.2% (10/45) për Sarilumab dhe 35.8% (142/397) për grupin e kontrollit. Të gjitha rezultatet sekondare dhe analizat mbështetën efikacitetin e këtyre IL-6 receptor antagonists. Konkluzionet: Në pacientët, në fazën e III kritike me Covid-19, duke marrë mbështetjen e organeve në pavionine kujdesit intensive, trajtimi me IL-6 receptor antagonists (Tocilizumab dhe Sarilumab) përmirësuam rezultet duke përfshirë dhe mbijetesën.

 Mesazhi personal përfundimtar

 -Kombinimi i dy studimeve, në piken 1 dhe 2 na motivon për përdorim e kombinimit, të paraqitur në pikën 3, si më poshtë:

Studimi, personal, 20 vjecar, tek pacientet/ët që i kanë në nivele shumë të ulura (Hypogonadisem primar dhe sekondar), paraqitur në kongresin e 17-të Botërorë, Akademikëvë Human Reproduction, Romë) për efektet positive, mrekulluese të zëvëndësimit të hormoneve seksuale, femerore (Estrogene) dhe mashkullore (Testosterone).

(2) Studimet e shkencetarëve për efektet mrekulluese të trajtimit të pacientëve më hormone seksuale.

(3) Kombinimi mjekimit të hormove seksuale (Testosterone dhe Estrogene), me IL-6 receptors antagonists është zgjedhja më speciale për momentin, për të reduktuar në maksimum rastet e vdekjeve tek pacientët e infektuar me SARS-CoV-2.

-Ju bëj thirje Infeksionistëve, virologëvë që këtë kombinim ta përdorin menjeherë dhe të jenë të sigurtë në efektet mbresëlënëse, të shpëtimit nga vdekja, të pjesës më të madhe, të rasteve në gradën e rëndë, cilësuar: Critically III.

-Ju bëj thirje familjarëve, të pacientëve në këtë fazë kritike për jetën, të insistojnë tek mjekët, në spitalet covid që tju përdoret ky kombinim, i studiuar shkencërisht se asgjë nuk kanë cfar të humbin vecse do tju shpëtojnë jetën familjarëve të tyre.

-Për më tepër akoma nuk ka asnjë kurë dhe vaksinë specifike kundra covid-19. Dhe për ditë kur I pyesin specialistët dhe familjarët e pacientëve, të rënduar se cfar mjekim do i bëjnë mjekët më thonë: “Ja do i provojmë këtë lloj mjekimi”.

-Derisa janë në provë akoma atëhere më mirë të provojnë skemën e kombinuar që jua propozova, bazuar në studime shkencore.

-Ju kërkoj infeksionistëve dhe virologëvë që adultëve të rritur, të infektuar me COVID-19 duhet tju masin patjeter edhe nivelin e hormoneve seksuale (Testosterone dhe Estrogene). Gjithashtu, pacientët/et që kanë ulje të niveleve hormonale seksuale, tju aplikohet terapi e zëvëndësimit hormonal (Hormone Replacement Therapy) si një rol i ri farmako-terapi në trajtimin e adultëve të rritur, diagnostikuar me COVID-19.

Këshilla: Mos harroni përdorim e holluesve të gjakut, Aspirin protect, 100mg, në ditë, në periudhën kur jeni të pa infektuar me covid-19 (Profilaksi) dhe kur të jeni të infektuar me covid-19, gjëndje e lehtë, të merrrni hollues gjaku, më të fortë (gjithmon para, konsultës me hematologun kur keni probleme me gjakun).

Author

Share