Prof Dr. Kim M Drasa: flet per perimenopauzen

Author

Categories

Share

 

PROF. DR. KIM M. DRASA

SEXOLOG & UROLOG

PRESIDENT i A.U.S.A “MAKSUT DRASA”

Prof. KIM është tashmë personalitet potencial i Seksologjisë botërore dhe krenaria e mjeksisë Shqiptare. Prof. KIM si seksolog studion seksologjinë e të dyjave gjinive. Kjo është arsyeja që i kërkuam intervistën për një nga problemet më serioze, të cilën e kalojnë të gjitha femrat.

PERIMENOPAUSA

Femrat duhet ta dinë mirë që periudha kohore e PERIMEOPAUSES eshte “muzgu” i viteve të tyre të riprodhimit. Kjo kohë është tranzicioni kur trupi i femrës kalon në Menopause (BESTRAKFULLA, Jo si tranzicioni që ka 30 vite dhe mund të mos mbarojë, kurrë). Menopausa është koha kur hormoni kryesor femëror, ESTROGENI,  prodhohet si pikatore dhe menstruacionet ndalojnë (STOP).

Gratë shpesh hyjnë në fazën e Perimenopauses në moshen 40 vjec. Njëkohësisht, ka disa gra që futen në periudhën e Perimenopauses, më herët ose më vonë, të moshës 40 vjecare. Konkretisht, periudha kohore e këtij tranzicion zgjat nga 4 deri në 8 vite. Femrave, ju thuhet që jeni në periudhën tranzitore të perimenopauses derisa ju nuk keni pasur perioda për 12 muaj, rrjesht. Atëhere, Ju jeni në Menopause.

Gjithashtu, hormoni Estrogen vazhdon me pika, ne Menopause kurse ne periudhen tranzitore të perimenopause, prodhimi i hormonit Estrogen lëkundet sipër-poshtë. Kjo është arsyeja që cikli menstrual i grave bëhet i crregullt. Konkretisht kur niveli hormonit Estrogen eshte i larte atëhere krampet muskulare abdominale (barkut) sëbashku me symptomat e tjera, bashkëshoqëruese, sic janë: Periodat me sasi të madhe dhe zbutje të gjoksit janë të zakonshme.

SI NDRYSHOJNE KRAMPET?

KRAMPET janë një ritual mujor për shumicën e grave, gjatë ciklit të tyre menstrual. Krampet ndodhin si rezultat i kontraksioneve (shterngimeve) të Uterusit për të nxjerrë jasht, vehtes, “astarin” (veshjen e brendeshme). Natyrshëm, disa gra i kanë krampet më tepër të dhimbëshme se gratë e tjera.

Kondicionet patologjike sic janë Endometriosis, Fibroidet Uterine dhe sëmundjet Inflamatore Pelvike mundet gjithashtu të shkaktojnë krampe të dhimbëshme, gjatë viteve, të riprodhimit njërëzor.

Gjatë Perimenopauses këto krampe, të dhimbëshme mund të intensifikohen. Ashtu, mundet të kenë edhe symptoma të tjera, shoqëruese, sic janë gjoksi i butë dhe ndryshimi i humorit.

KUSH i SHKAKTON këto NDRYSHIME?

KRAMPET:           Të cilat, JU i ndjeni gjatë Perimenopause janë të lidhura me nivelin hormonal. PROSTAGLANDINS, janë hormone që prodhohen dhe lëshohen nga gjëndrat që janë përgjatë Uterusit. Prostaglandines, veprojnë drejt përdrejt mbi Uterusin dhe e bëjnë Uterusin që të kontraktohet gjatë periodave. Përmëtepër, sa më të lartë të keni nivelin hormonal të Prostaglandines, aq më tepër, të keqësume do ti keni Krampet.

Femrat prodhojnë më tepër hormone Prostaglandins kur niveli i hormonit Estrogen është i lartë. Niveli hormonit Estrogen shpesh rritet gjatë Perimenopauses.

CFAR DUHET TË BËNI JU?

GRA nëqoftëse Krampet i keni mjaft të forta (Intense) sa tju shqetsojnë ose tju ndikojnë përkeq në jetën tuaj, të përditëshme, janë një numër i konsiderushëm gjërash që ju mund ti bëni, për tu lehtesuar nga dhimbja e shkatuar nga Krampet. Më poshtë, po ju sygjeroj disa nga këto veprime që ju mund ti provoni derisa të gjeni ato veprime që ju qetsojnë:

Ndryshimi i STILIT të JETES: Ndryshoni dietën që keni përdorur deri në ato momente dhe kjo është rruga më e lehtë, për të lehtësuar krampet menstruale, pa pasur nevojë për të përdorur mjekim. Hani ushqime që janë të pasura me fibra sic janë zarzavatet, frutat dhe drithrat. Kjo duhet sepse fibrat e zvogëlojnë sasinë e Prostaglandinave në trupin tuaj. Acidet dhjamore me Omega-3 nga peshqit, më cilësor janë tek Salmoni dhe Tuna, të cilat reduktojne në sasi të pëlqyeshme, prodhimin e këtyre hormoneve. Ushqimet që janë me vlera të larta ushqimore, sic janë ato me Vitamina B-2; B-3; B-6 dhe me Vitamine E; Zink; Magnezium munden gjithashtu, t’ju ofrojnë disa lehtesime të Krampeve, me dhimbje.

JU, gjithashtu, mundet të provoni, të:

*Evitoni kafe me kafein, Cajin, Soda. Kafeina mund ti keqësojë, më tepër, Krampet menstruale.

*Qëndroni larg prej Alkoolit, i cili gjithashtu, ju intensifikon Krampet. *Limitoni marrjen e Kripes. Kripa e përdorur me shumicë e detyron trupin tuaj të mbajë ujë me shumicë për të balancuar kripën dhe kjo mund tju fryjë juve. Fryrja mund të përkeqësoje forcën dhe intensitetin e krampeve.

* Ecje ose bëj ushtrime të tjera, cdo dite. Ushtrimet fiskulturore përmiresojnë qarkullimin e gjakut dhe kjo bënë reduktimin e krampeve.

(2) Mjete shëruese shtëpiake dhe natyrore: Studimet kanë evidencuar dhe kjo ka bërë që të sygjerojnë që disa bimë mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve nga krampet e Uterusit. Dhe këto bimë janë: a) Fenugreek; b) Ginger; c) Valerian; d) Zataria; e) Sulphate Zinku. Përmëtepër, studiuesit sqaruan se këto kanë evidencime të limituara, të lehtesimit të Krampeve të Uterusit. Suplementet, disa herë mund të shkaktojnë efekte anësore (dëme në trup) ose ndërveprim, për-keq, me ilacet që mund të merrni, njëkohësisht, në rastet kur keni sëmundje, të tjera, njëkohësisht. Kjo ju detyron që para se të filloni të përdorni këto suplemente, si rutinë, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun tuaj.

Femrat, gjithashtu, mund të provojnë këto mjete shëruese, shtëpiake që janë: a) Vendosni një jastëk, të ngrohtë ose një borse ose shishe me ujë të ngrohte mbi bark dhe ky veprim është parë që ju lehtëson krampet njësoj sic jua lehteson veprimi i Ibuprofen (Advil). b) Masazhoni me xhentilece (më mirë tju ja u bëjë i dashuri), butësisht, barkun dhe ky veprim do ju lehtësojë krampet. c) Praktiko teknika të reduktimit të stresit sic janë: Yoga, Frymemarrja e thelle, Medikamente. Kjo kërkohet të bëhet sepse është konstatuar që gratë me stres i kishin periodat 2x më të dhimbëshme sesa gratë me stres, të ulur ose pa stres. Stresi ju bënë që krampet tju bëhen më të ashpra.

MJEKIMI

Nëqoftëse ndryshimi stilit të jetës dhe taktikat shtëpiake nuk janë të mjaftueshme për tju lehtësuar Krampet tuaja, atëhere konsultohuni me mjekun, për të gjetur një lloj mjekimi, i cili merret pa recete, për të provuar lehtësimin dhe qetësimin e dhimbjeve. Këto medikamente janë: 1) Ibuprofen (Advil); 2) Naproxen Sodium (Aleve); 3) Acetaminophen (Tylenol).

Mjekimet e forta si Mefenamic Acid (Ponstel) janë të pranueshme, të përdoren vetem me recete, me pulle të kuqe, për trajtimin e dhimbjeve të ashpra.

RREGULLORE e PËRGJITHËSHME

Përmëtepër, për të përfituar sa më shumë nga mjekimi, për të lehtësuar ose qetsuar dhimbjen duhet të filloni ta merrni qetsuesin, taman sapo tju fillojnë periodat ose sapo ju fillojnë Krampet e para. Vazhdoni mjekimin derisa tju përmirësohen simptomat. Gjithashtu, përdorimi i pilulave që kontrollojnë lindjet (kontraceptivet) mundet tju ndihmojnë për të kontrolluar dhimbjen. Hormonet që janë tek pilulat e kontrollit të lindjeve, zvogëlojnë sasinë e prodhimit të hormoneve Prostaglandins, në Uterusin tuaj. Pra prodhimi, si pikatore i Prostaglandinave, mund tju reduktojnë sëbashku si fluksin e gjakut po ashtu edhe Krampet.

ARSYE të tjera për DHIMBJET OVARIANE në PERIMENOPAUSE

Jo, të gjitha dhimbjet gjatë Perimenopauses janë si rezultat i Krampeve. Një dyshe e kondicionit, të shëndetit, të Ovareve mundet, gjithashtu, të shkaktojnë cfaqien e këtyre symptomave:

KISTET e OVARIT

Kistet e Ovarit janë qese të mbushura me leng që krijohen në Ovaret (Vezoret) e femrave. Normalisht, kistet nuk shkaktojnë ndonje problem. Por neqoftese nje kist i Ovarit është: i madhë ose: cahet (perforacion), atëhere kjo ndodhi mund të shkaktojë: 1) Dhimbje në bark (abdomen), në anën ku është kisti (majtas ose djathtas); 2) Nje ndjesi sikur e keni të mbushur “plot e perplot”, barkun tuaj; 3) Fryrje.

Kisti ovarit, shumë rrallë shkakton Krampe. Zakonisht, dhimbja është e papritur dhe e mprehte. Gjate viteve tuaja të riprodhimit, kistet e Ovarit mund të shkaktohen nga: 1) Shtatzania; 2) Endometriosis; 3) Syndromi i Ovarit Polykistik (PCOS).

Në kohën mbasi periodat tuaja ndalojnë (stop), shkaktarët më tepër, të zakonshëm, të krijimit të Kisteve të Ovarit, përfshijnë: 1) Grumbullimi i tepërt i lëngjeve në Ovaret (Vezore); 2) Rritja jo-kanceroze e Ovarit; 3) Kanceri Ovarit.

Ndonese rastet më të shumta të kisteve Ovariane janë të pa-dëmshme, symptomat mund tju tregojne juve se ju keni nje kist të madhë, të njërit nga Ovaret. Dhe që nga koha që është zbuluar që rreziku për kancer Ovari, rritet me rritjen në moshë, ju duhet ta dini mirë, se në këto raste ia vlen të shkoni, për Check-up, tek Gjinekolog – Onkolog.

KANCERI OVARIT

Ndonese kanceri i Ovarit është i rrallë, prapseprapë, ai është i mundur dhe kështu nuk mund ta neglizhoni. Kanceri Ovarit mund të filloj në tre tipe të ndryshme të qelizave të Ovareve: 1) Tumoret e qelizave Epiteliale fillojnë prej qelizave që shtrihen në siperfaqe të Ovareve. 2) Tumoret e qelizave GERM fillojnë prej qelizave që prodhojne Vezet. 3) Tumoret STROMALE fillojnë prej qelizave që prodhojnë hormone Estrogen dhe Progesteron.

Rreziku për krijimin e kancerit Ovarit rritet me rritjen në moshë. Shumica e kancereve Ovarit fillojne pas Menopauses.

Symptomat e kancerit Ovarit perfshijne: 1) Dhimbje në bark ose në Pelvis (Bacin); 2) Fryrje barku; 3) Ndjeheni të ngopur shpejt, sa ju filloni të hani; 3) Urgjencë për të Urinuar; 4) Lodhje (Fatigue); 5) Dhimbje gjjatë kontaktit seksual; 6) Ndryshime ne ciklin menstrual. Njëkohësisht, mos harroni që shumë kondicione, të tjera, jo-kanceroze mundet gjithashtu, të shkaktojnë këto symptoma. Prapseprapë, nëqoftëse ju keni këto symptom, duhet patjeter te konsultoheni me doktorin dhe mos e lini mbas dore duke “genjyer” vehten se gjoja nuk keni gje, te keqe (pra kancer Ovari).

Zmadhimi dhe Zbutja e Gjoksit para Periodave

Femrat, patjetër duhet të njohin edhe shkaktarët e këtyre dy shënjave kryesore që ju cfaqen në kohën Premenstruale (para periodave). Kjo, do ju kompletojë njohurit, tepër të domosdoshme për symptomat dhe shënjat para dhe gjatë menstruacineve.

Zmadhimi dhe zbutja e gjoksit, premenstruale, ose sic quhet ndryshe:”Mastalgia Cyclice” është një shqetsim i zakonshem midis grave. Kjo, symptomë është pjesë e një grupi symptomash, të quajtura: Syndromi Premenstrual (PMS). Gjithashtu, këto dy shënja (Fryrja dhe zbutja e gjoksit) mund të jenë shënja të Sëmundjes Fibrokistike të Gjoksit. Syndrome Premenstrual është termë që përshkruan gjoksin si me kokla (gunga) dhe plot dhimbje premenstruale, (para fillimit të periodave). Gratë me këtë kondicion shpesh kane kokla të mëdhaja, beninje, në të dyja gjokset, para periodave, mujore. Këto kokla mund të levizin kur i shtyn përpara. Në mënyrë tipike, koklat shkrihen (zhduken) kur ju mbarojnë periodat. Syndromi Premenstrual, mundet të ngrejë shkallën e ashpërsisë. Symptomat shpesh e arrijnë pikun pothuaj, tamam në castin që ju fillojnë periodat, pastaj zbehen gjatë ciklit ose menjëherë sapo mbarojnë periodat. Në pjesën më të madhe të kohës, symptomat janë mëtepër si bezdi sesa një shqetsim serioz mjeksor. Sidoqoftë, kurdoherë, kur ju jeni të shqetsuara rreth ndryshimeve, në gjoksin tuaj, mos hezitoni të takoheni me doktorin tuaj. Gjoksi i lënduar, pezmatuar (“plagë”) mund të jetë një symptome e menopauses dhe një nga varietet e kondiceve të shëndetit.

Shkaktarët Premenstruale të Fryrjes & Zbutjes Gjoksit

Luhatjet e niveleve hormonale janë shkaktarët e pjesës më të madhe, të episodeve premenstruale të fryrjes & zbutjes së gjoksit. Hormonet e femrave ngrihen dhe bien, gjatë një cikli menstrual, normal. Koha ekzakte e këtyre ndryshimeve hormonale, varion për secilën femër sipas nivelit të hormonit, kryesor femëror, Estrogeni, si dhe nga madhësia e zmadhimit të Duktuseve (Gypave) të gjoksit. Prodhimi i hormonit tjetër, kryesor, Progresteroni është shkaktari i fryrjes të gjëndrave të qumështit. Të dyja, sëbashku, këto veprime hormonale mund të shkaktojnë atë që gjoksin tuaj ta ndjeni të lënduar (pezmatuar).

Hormonet Estrogene dhe Progesterone, të dyja sëbashku, rrisin nivelet e tyre gjate ½ se 2të, te ciklit menstrual—ditet 14 deri 28, në një cikël “tipik”, 28 ditësh. Estrogeni arrin pikun e tij në mes të ciklit ndërsa niveli i Progesterone ngrihet gjatë javës, para menstruacineve.

Mjekimet për probleme të tjera shëndetsore që përmbajnë Estrogen mundet, gjithashtu, të shkaktojnë ndryshime të gjoksit sic janë këto dy shënja, fryrja dhe zbutia, për të cilat po flasim.

FRYRJA dhe NDJESHMERIA e GJOKSIT si SYMPTOMA PRE-MENSTRUALE

Zbutja dhe rëndesa, sëbashku, në të dyja gjokset, janë symptomat kryesore të fryrjes dhe dhimbjeve pre-menstruale. Gjithashtu, një dhimbje si vuajtje e shurdhet, mundet të jetë një problem për disa gra. Indet e gjoksit tuaj, në prekje me dorë, mund ti ndjesh të dëndura ose të trasha. Symptomat tentojne të cfaqen në javën para periodave dhe të zhduken pothuajse, menjëhere, kur fillon hemoragjia menstruale. Shumica e grave nuk paraqesin dhimbje të forta.

Në disa raste, ndjeshmëria e gjoksit ndikon për keq mbi rutinën e përditëshme, të disa grave, në moshen e riprodhimit dhe nuk është e nevojshme me e lidhë me ciklin menstrual. Pra poqese keni këto symptoma nuk duhet të mendoni se po ju vinë periodat. Qartësisht, ndodhin dhe nuk kanë lidhje me ciklin pra ndodhin jasht ciklit.

Për shkak të ndryshimeve, natyrale, në nivelin e hormoneve që ndodhin me rritjen në moshë, të grave, ndjeshmeria dhe fryrja pre-menstruale e gjoksit zakonisht përmiresohen me ardhjen e Menopauses. Symptomat e PMS, mund të ngjajnë, shumë, me ato symptoma të shtatzanisë së hershme. Mësoni si ti dalloni midis tyre.

MOMENTI KUR DUHET TË KOSULTOHENI ME DOKTORIN

Ndryshimet e papritura ose shqetsuese, të gjoksit, duhet të jenë arsyeja e konsultës me doktorin. Ndërsa pjesa më e madhe e fryrjes dhe dhimbjeve pre-menstruale të gjoksit janë të padëmshme, këto symptoma mund të jenë shënja paralajmëruese të infeksionit ose të problemeve të tjera mjeksore. Doktorin tuaj duhet ta takoni kur: 1) Gunga (kokla) të reja ose ato që ke, aktualisht, po ndryshojnë; 2) Sekrecione prej thithkave (Nipple), vecanërisht kur sekrecionet janë me ngjyrë kafe ose përgjakura; 3) Dhimbje e gjoksit, e cila ju interferon me gjumin (nuk ju lë të flini) ose ju pengojnë në përmbushjen e detyrave ditore. ; 4) Gunge unilaterale (vetem në njërën anë) ose gunge që ndodhe vetem në njërin gjoks.

TRAJTIMI PER FRYRJEN E GJOKSIT

Dhimbjet pre-menstruale të gjoksit mund të trajtohen me efikacitet me ilacet Non-Steroidal Anti-inflamator (NSAIDs), sic janë: 1) Acetaminophen; 2) Ibuprofen; 3) Naproxen Sodium. Gjithashtu, këto medikamente mundet të lehtësojnë krampet që shoqërojnë PMS.

Kontraceptivët orale, mundet tju lehtësojnë dhimbjet pre-menstrale, të gjoksit.

Gratë me fryrje dhe jo-rehati, të moderume deri të ashpra të gjoksit, duhet patjeter të konsultoheni me doktorin. Diureticet mund të reduktojnë fryrjen, ndjeshmërinë dhe retesionin (mbajtjen) e ujit. Kujdes: me diuretiket sepse këto, në shumë raste dëmtojnë trupin sepse ju bëjnë të urinoni sa më shume dhe kjo ka efekte negative seppse ju cojnë në dehidratim.

KUJDES: Janë pafund pacient/e që vinë të konsultohen me mua se kanë urinim të shpeshtë por ata/o e kanë nga diuretiket dhe janë trajtuar gabimisht: meshkujt për zmadhim Prostate kurse femrat për veshkat?

Caution: Në rastet kur mjeku ju jep medikamentin DANAZOL (i cili përdoret për trajtimin e Endometriosis dhe për sëmundjen Fibrotike të gjoksit) sepse ky medikament ju shkakton efekte anësore, agresive.

KORRIGJIMI i STILIT-JETES

Ndryshimi i cilësisë së jetës mundet, gjithashtu, tju ndihmojë në manaxhimin e fryrjes dhe ndjeshmërisë, pre-menstruale, të gjoksit dhe këto janë:

1) Veshja sportive kur symptomat janë në pikun e keqësimit, të tyre. Ju mund të zgjidhni të vishni, mbuloni gjoksin, natën sepse ky veprim është gjëja më e mirë për të bërë një extra mbështetje, kur ju flini.

2) Dieta mund të luajë një rol në lehtësimin e dhimbjeve, të gjoksit. Kafeina, alkoli dhe ushqimet (me shumë dhjamë dhe kripë) mund tju rrisin gjëndjen e jo-rehatisë. Reduktimi ose eliminimi i këtyre subsatncave prej dietës, një javë ose dy javë përpara se tju vinë periodat, mund tju ndihmojne ti manaxhoni ose të parandaloni këto symptoma

3) Vitaminat & Mineralet: disa lloj vitaminash dhe mineralesh mundet, gjithashtu, tju ndihmojnë në lehtësimin e këtyre shënjave dhe të lidhura me symptomat e PMS. Departamenti për Shendetin e Gruas, USA, rekomandon konsumimin, ditorë, të Vit. E 400 UI dhe Magnezium 400 mg, për të ndihmuar lehtësimin e symptomave të PMS.

Caution: Suplementet nuk janë të aprovuara nga FDA (USA) prandaj duhet të përdorni vetem suplemente, të kompanive me reputacion.

Zgjidhni një nga këto lloj ushqimesh që janë të pasura me këto nutrient që përmënda, më sipër: 1) Arroret; 2) Spinaqi; 3) Lajthi; 4) Vajra nga Misri, Ulliri, Lule-dielli, Canola (ne Canada dhe Ameriken e veriut); 5) Karrotat; 6) Bananet; 7) Krunde Tershere; 8) Avokado; 9) Oriz kafe.

CAUTION: MESAZH— Femra: mos harroni asnjëherë që duhet të bëni, rregullisht, vet-ekzaminimin, i cili mundet, gjithashtu, tju ndihmojë të monitoroni ndonje ndryshim në indet e gjoksit tuaj.

Në përputhje me Shoqërine Amerikane Kancerit (ACS), gratë qysh në moshën, e tyre, 20 dhe 30 vjecare duhet të kryejnë vet-ekzaminimin e gjoksit, një herë në muaj, saktësisht mbasi ka mbaruar cikli menstrual, mujor, kur fryrja dhe zbutia e gjoksit janë minimalizuar. Mamografite këshillohen të kryen mbas moshës 45 vjecare dhe mund të merret në konsideratë edhe fillimi, më i hershëm, i bërjes së mamografisë. Gratë me rrezikshmeri, të ulët, mund ta bëjnë mamografin, një herë në dy vite.

Rregullore e Përgjithshme

Idea më e mirë është që ju të përdorni vetëm nje lloj medikamenti, JO dy medikamente përnjëherë, në të njëjtën kohë, për lehtësimin e dhimbjeve. Ju mund të merrni nje ilac dhe të shikoni sesi ai po vepron, perpara se ju të shtoni ilacin e 2të. Acetaminophen, duke u mvarur nga fuqia dhe lloji mund të merret cdo 4 ose 6 ore. Naproxen, duke u varur nga fuqia dhe lloji mund të merret cdo 12 ore. Produktet, të cilat kanë të shënuar “Extra strength”(Fuqi Extra) ose “All day relief” (gjithë ditën lëshon), nuk duhet të përdoren shpesh.

Caution: Në rastet kur juve nuk ju qetson ai ilac që merrni, nuk duhet të merrni po atë lloj përsa kohe nuk të lejohet por mund të merrni një kokër, të një qetsuesi tjetër. Konkretisht, nëqoftëse ju merrni një doze Naproxen dhe nuk ju qetsonë atëhere ju nuk mund të merrni prap Naproxen, pa kaluar 8 ore. Por ju jeni me dhimbje dhe nuk mund të prisni që të mbushen 8 ore, nga marrja e kokrës 1re, atëhere në raste të tilla, ju mund të merrni një koker, të një qetsuesi tjetër dhe në këtë rast të merrni një doze Acetaminophen. Kjo ju duhet derisa të mbushen 8 ore nga marrja e Naproxenit dhe kështu mund të vazhdoni derisa të qetsoheni. Ju përcaktoj që përdorimi, kombinimi i dy lloj qetsuesish janë shumë efikase për shumicën e femrave. Mos hezitoni ti perdorni por duhet, patjeter të mbani mend se cfar ju shpjegova, me sipër ënë rastet kur nuk të qetson njeri dhe sesi ta kombinosh me tjetër qetsues.

Author

Share