Kura natyrale kundër ftohjes

Author

Categories

Share

Duke qenë se shumica e njerëzve preken nga problemet e frymëmarrjes është e domosdoshme që të merren masa për mbrojtur organizmin dhe trupin përpara se ai të preket nga virozat. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj virozave gjatë stinës së gripit apo edhe stinëve të tjera dy përbërës të fuqishëm në vlera shëruese do të rigjeneronin menjëherë organizmin duke i dhënë atij imunitet të fortë.

Mjaltë dhe piper i zi

Një kurë e lashtë, e trashëguar brez pas brezi në mbarë botën e që çliron në mënyrë të menjëhershme rrugët e frymëmarrjes e largon të ftohurën.

 Si ndikon mjalti dhe piperi i zi në organizëm kundër të ftohtit?
Mjalti është padyshim një nga kurat më të mirat natyrale për të parandaluar dhe trajtuar virozat e dimrit, gripin e të gjitha komplikacionet që vijnë prej tyre. I mirënjohur për vetitë e tij kurative, mjalti përmban vlera anti-bakteriale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin dhe parandalojnë prekjen nga virozat. I përdorur gjerësisht si një erëz që u shton shije ushqimeve, piperi i zi vepron gjithashtu si një kurë natyrale efektive për të parandaluar kollën, fytin e thatë dhe të ftohurën në përgjithësi. Kjo erëz është e pasur me shumë vlera ushqyese siç është vitamina C, antioksidantët dhe vetitë antibakteriale. Kur përdoret i kombinuar me mjaltin, të dy veprojnë si agjent të fuqishëm në çlirimin e frymëmarrjes.

 Si ta përdorni mjaltin dhe piperin e zi?
Dy kura të thjeshta, me efekte të fuqishme të përdorimit të mjaltit dhe piperit do t’iu ndihmojnë të largoni menjëherë virozat.

Piper i zi I bluar dhe mjalt

Hidhni në një tigan 5-6 kokrra piperi të zi dhe vendosini në zjarr të ngadaltë, lërini pak e më pas shtypini dhe bluani në formën e pudrës. Hidhni në një enë gjysmë luge gjelle me mjaltë dhe pak nga piperi i bluar, përzjeheni e më pas konsumoheni. Bëjeni këtë rregullisht çdo mëngjes të parandaloni kollën dhe dhimbjet në kraharor.

Çaji me piper të zi
Në vend të konsumimit të çajit normal, konsumoni çaj piperi të zi me mjaltë në mëngjes për të qëndruar larg të ftohtit dhe gripit. Hidhni dy lugë të vogla me piper të zi të bluar në një filxhan ujë të valuar. Lëreni  të zjejë për 6 minuta e më pas shtojini një lugë çaji me mjaltë. Konsumojeni të ngrohtë. Bëjeni këtë kurë rregullisht dhe do të keni një organizëm dhe imunitet të fuqishëm kundër virozave.

Shurupi i thjeshtë që shëron kollën

Kollitja është një refleks natyror i traktit respirator, për të eliminuar mikroorganizmat që ndikojnë në rrugët e frymëmarrjes. Në shumë raste, ne shkojmë për ilaçe në farmaci për të zgjidhur problemin. Por, ato në të shumtën e rastëve nuk e zgjedhin problemin tonë në mënyrën e duhur. Një nga menyrat më të mira natyrale për trajtimin e kollës, inflamacioneve të fytit dhe infeksioneve të frymëmarrjes është një shurup i bërë me qepë dhe sheqer.

Receta  me kombinimin e dy përbërësve mund të sjellë shumë përfitime

Ky shurup mund të ndikoj pozitivisht duke:

Qetësuar fytin
Reduktuar inflamacionin

Tani që i njihni përfitimet e këtij shurupi, ne do t’ju mësojmë se si ta përgatisni atë. Ky është ilaç shumë i vjetër dhe shumë popullor. Ai përgatitet në shtëi dhe ka efekt të jashtëzakonshëm.
Dhe më e mira nga të gjitha, ajo mund të përdoret nga të rriturit dhe fëmijët.

 Përbërësit
1 qepë
sheqer

Pritini qepën në feta. Vendosini këto feta në një enë të madhe. Vendosni një shtresë qepësh, pastaj një shtresë sheqeri, një shtresë tjetër qepësh, një tjetër sheqer, e kështu me radhë, duke përfunduar me një shtresë  sheqeri. Mbulo enën dhe lëreni ashtu për një natë. Ditën tjetër ju do ta keni të gatshëm shurupin. Duhet të konsumoni nga një lugë çaji çdo 4 orë gjatë ditës, per 2-3 dit kurim.  Kujdes nuk lejohet marrja e materialeve pa kejen e autorit/ mbreteresha e shendetit.al

 

Author

Share