Anemia, roli i hekurit dhe rëndësia e tij në trupin tonë

Author

Categories

Share

Eshtë një gjëndje fiziologjike e cila shoqërohet me uljen e nivelit  të hemoglobinës në gjak. Vlera e eritrociteve mund të jetë brenda vlerës normale, këtë e përcakton përmbajtja e hekurit brënda hemoglobinës. Tek rruazat e kuqe do të shikojm ato që janë normale janë të rrumbullaketa dhe të gropëzuara pak në mes. Kur shoqërohet me mungesën e hekurit ngjyra e kuqe e errët nuk është më, por është me ngjyrë rozë.

Cfarë roli ka hekuri

Hekuri merr oksigjen nga mushkëria dhe e shpërndan në të gjitha indet në trup. Mungesa e hekurit është e barabartë me më pak oksigjenim të trupit. Kjo shoqërohet me marrjen e fymës shpesh ose mezi mbushemi me frymë, zemra rrit pulsin e saj.

Kush quhet anemik

Nëse brenda kapakëve të syrit shikohet zbehje atëherë kemi të bëjmë me anemi. Nëse thonjtë janë të gërryeshëm, ose ju cahen shpesh atëherë kemi mungesën e hekurit, pra jemi anemik. Lodhja humbja e përqëndrimit është pjesë e anemisë. Fëmijët deri në moshën 7 vjec duhet ta kenë 11gr për dcl , fëmijët deri në 13 vjec duhet 12 gr për dcl . Femrat e rritura duhet ta kenë 12 për dcl, minimalen, kurse meshkujt 13 gr për dcl. Anemia ndodh kur trupi jonë nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut. Kjo gjendje shkaktohet kryesisht nga humbja e gjakut, shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut ose paaftësia e trupit  tonë për të krijuar mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut. Një dietë që është e pasur me hekur dhe vitamina B është e rëndësishme nëse vuani nga anemia

Anemia hemolitike

Rruazat e kuqe të gjakut që të jenë funksjonale i duhen 4 muaj ose 120 ditë, brenda kësaj perjudhe kohore rruaza prodhohet, futet në funksion, në fund vdes. Sa rruaza të kuqe vdesin po aq edhe prodhohen, nëse ato vdesin përpara se trupi të prodhojë të tjera atëherë kemi probleme.

Cfar duhet të bëjmë që të përcaktohen më mirë këto defekte

Menjëherë duhet të bëjmë analizën e marrjes së gjakut për të parë nivelin e hemoglobinës, eritrociteve, leukocitet, ulja e hekurit në gjak shoqërohet me ulje të hematokritit, rruazat e kuqe nuk janë më të shëndosha, ushqyerja është arma e sëmundjes.

Cfarë ushqimi duhet të konsumohet tek anemikët sidomos  tek fëmijët

Drithërat integrale

Buka e prodhuar me drith integrale është burim i mirë hekuri, që i duhet trupit në rast mungese të hekurit. Por me gjithë përmbajtjen e lartë në hekur, edhe drithërat përmbajnë acid fitik. Prandaj këshillohet që bukën ta prodhoni vetë ose ta blini në një furrë ku buka prodhohet pasi është bërë fermentimi i brumit. Kjo është arsyeja kryesore përse njerëzit sot kanë probleme me drithërat. Një fetë bukë përmban 6% të kërkesës ditore për hekur.

Veza është e pasur me lëndë ushqimore

1 vezë përmban 1 mg hekur, dmth, 7% të nevojës ditore për hekur për femrat dhe 11% për meshkujt. Vezët ndihmojnë edhe për forcimin e kockave.

Rrepa e kuqe

E gatuar ose në formë sallate është ndër mënyrat më të mira për të luftuar aneminë. Ajo pastron gjakun dhe ka sasi të mirë hekuri. Përbërësit e saj ndihmojnë të përmirësohen dhe riaktivizohen qelizat e kuqe të gjakut. Ngjyra e kuqe e errët e rrepës së kuqe është edhe për shkak të përmbajtjes së lartë në hekur. Por fatkeqësisht rrepat shiten pa gjethet e tyre dhe gjethet kanë tre herë më shumë lëndë ushqimore se vetë rrepa. Prandaj konsumimi i gjetheve të rrepës është mjaft i këshillueshëm.

Spinaqi dhe perimet e gjelbra

Janë burim i mirë hekuri dhe vitamine C. Spinaqi përmban edhe fibër, vitaminë A, B9 dhe E, kalcium dhe beta-karoten që janë të domosdoshme për trup të shëndetshëm. Megjithatë hekuri i spinaqit nuk përthithet lehtë nga trupi prandaj këshillohet që spinaqi të konsumohet me ushqime të tjera të pasura në hekur të tretshëm si patatet dhe brokoli. Këto ndihmojnë në tretjen dhe përthithjen e hekurit të spinaqit. Paradoksalisht, megjithëse është i pasur në hekur, spinaqi është faktikisht pengues i hekurit. Gjysmë gote spinaq i zierë përmban 3.2 mg hekur ose pak më pak se 20% të nevojave ditore në hekur.

Banania 

Ka nivele të larta të hekurit. Për të rriturit, 2-3 banane në ditë ndihmojnë në mangësinë e hekurit.

Trajtimi i anemisë me ilacin që mund ta pregatitni me bimë

Përbërjet

100 gr mjalt i farës së zezë cilësor

30 gr fara kungulli pluhur

5 kokra trëndafil të egër

Gjys banana

50 gr lëng shege

2 arra të thyera

Përgatitja

Të gjithë përbërësit i hedhim në një enë i përziejm dhe i vendosim të gjitha bashkë ku edhe bananen e shtypim dhe e përziejmë me të gjitha përbërjet e tjera, konsumi fillon pas 2 orësh 1 lugë gjelle në ditë para ushqimit, 9 ditë, të cdo muaji.

Author

Share