PROF. DR. KIM M. DRASA HUMAN PAPILLOMA VIRUS PO PËRHAPET GJËRËSISHT

Author

Categories

Share

Prof. Dr. KIM M. DRASA
SEXOLOG & UROLOG
PRESIDENT A.U.S.A. “MAKSUT DRASA”

ALARM
HUMAN PAPILLOMA VIRUS
PO PËRHAPET GJËRËSISHT

Po e botoj këtë artikull se cdo javë, në klinikën MULTI MEDDICAL CENTER (MMC), ku bëj konsulta sexologjije dhe Urologjije janë pesë fishuar ratstet të infektuara me Human Papilloma Virus (HPV). Rastet janë alarmante se është përhapur në shiëfra të
frikëshme. Artikulli: HPV është infeksioni Seksualisht Transmetueshëm
(STIs) më tepër i përhapur, në botë.

Ineksioni HPV genital është i kudo ndodhur:

Nëqoftëse ju jeni duke shkuar me bë seks, ju pothuaj, sigurisht jeni duke shkuar me u ekspozuar drejt HPV. Kjo nuk do të thotë se ju po bëheni pis ose keq ose i devotshëm,
po ju jeni pothuaj duke bërë veprim njërëzor. Mbi 80% e grave amerikane dhe Kanadeze duhen të kenë, të paktën, një infeksion me HPV, në jetën e tyre. Gjithashtu, mund të
infektohesh më tepër se një herë. Prevalenca e HPV, nënkupton numrin e rasteve që njëkohësisht janë infektuarme HPV, me variacioneve sipas vëndeve. Arsyet ekzaktenuk janë mirë kuptuar.Propabilisht: 1) Një kompleks miks i biologjisë (Vaginalmikrobiota, ndryshojnë rregullisht); 2) Faktorët genetic; dhe 3) Meshkujt që kanë bërë circumcision (synet- mund tëreduktojnë transmetimin tek femrat partnere; dhe gratë memeshkuj partner, me circumcision mund të jenë më me benefice për të pastruar infeksionin). Determinantët e shëndetit social që kanë ndikim në Condomet, edukimin rreth shëndetit seksual, mundësinë e bërjes vaksinës HPV luajnë një rol të madhë për mos përhapjen e HPV. Shkaktari më i madhë i infektimit me HPV është numri i partenëve seksuale. Tre ose më teper partner rrisin rezikun e pasjes së kancerit- duke shkatuar tipet 6-fold. Një histori që keni pasur Chlamydia, pothuaj dy-fishon rrezikun e HPV. Kjo është e mundur të ndodhi sepse inflamacioni Cervical që shkakton Chlamydia mund ta bëjë më të lehtë që femra të infektohet me HPV, nëqoftëse
ekspozohet, në sex.

  • Kuptimi i Infeksionit HPV:
    Po jua paraqes këtë pjesë, të rëndësishme, për të kuptuar më qartë se cfarë është një virus dhe si jeton meqënëse jemi në “epokën” e coronavirusit. Një virus është një organisem i vogël i përbërë nga material genetice, brënda një membrane mbrojtëse që është e mvarur nga hosti për ushqimet, energjinë, dhe riprodhimin. Virusi është parasitic, duke kuptuar mvarësinë nga hosti për të jetuar por nuk mund të quhet një parazit i vërtetë.Një parazit riprodhihet jashtë qelizave tona ndërsa një virus e jeton ciklin e plotë të jetës së tij brënda qelizave tona. Viruset janë kudo në ambientet tona. Ata infektojnë kafshët, bimët, njërëzit dhe bakteriet- dhe bile mund të infektojnë
    edhe parazitët. HPV ka evoluar që të përputhet me ciklin jetësor të qelizave të lëkurës. HPV infekton shtresën bazale (bottom) të qelizave të lëkurës dhe pastaj futet vet brënda bërthamës (nucleus), e cila është qëndra komanduese e qelizës. Shtresa bazale prodhon një qelizë të re të lëkurës, kështu njëhershëm, infektohet me HPV, pra cdo qelizë e re
    përmban HPV, në bërthamën e vet. Qelizat e reja të lëkurës janë të pa maturume. DNA është e para-programuar me instruksion se si të zhvillohen në një qelizë të maturume të
    lëkurës. HPV rrëmben DNA e qelizave, për të bërë më tepër HPV dhe instrukton qelizën për tu mbledhur brënda një praktike të re virale. Kur qelizat e lëkurës vdesin, ai lëshon
    këto grimca virale, të reja, të cilat janë të gatëshme të infektojnë më tepër qeliza. HPV tipes janë shumë të përshtatura për qelizat specifike, të lëkurës . Kjo shpjegon
    atë që warts (lythat) plantare (gjithashtu për shkak të HPV) nuk rriten në Vulva po ashtu edhe lythat vaginale nuk rriten tek këmbët. Sikundër HPV i duhet të infektojë shtresën
    bazale të qelizës, traumat—bile microtrauma—është një lehtësues i madhë për tu infektuar me HPV. Kjo është arsyeja pse lythat genitale janë më tepër të zakonshme, në
    pjesën më të poshtme të Vestibule (hapja e Vaginës) sepse është zona që merrë më tepër goditje, gjatë kontaktit seksual. “ZOTI prandaj ka krijuar *Mons VENERA*(Mons
    Pubis) për tu amortizuar goditjet, gjatë aktit seksual.”
    (KIM M. DRASA).                                                                                                                     
  • “MONS VENERA ËSHTË E VETMJA PJESË E TRUPIT NJERIUT QË KA EMËR PERËND                                                 (KIM M.DRASA)
  • Depilimi i “Mons VENERA” është tjetër arsye, madhore me rezikshmëri të lartë, për tu infektuar me HPV sepse gjatë deipilimit shkaktohen mikro-trauma dhe shoqërohet me një
    rritje rreziku, të dyfishtë, të shkaktimit të infektimit me HPV dhe me prekancer të Vulvës (e keni në Google, studimin tim, me titull “Depilimi”). Afërsisht 200 tipes të infeksionit HPV, kanë qënë identifikuar. Të paktën janë 40 tipe, të cilat mund të infektojnë zonën genitale. Pjesa më e madhe e HPV Infeksion janë të kufizuara, në vet-vehte dhe janë
    asymptomatike ose të pa-njojtura. Pjesa më e madhe e personave, aktiv seksualisht, infektohen me HPV, të paktën një herë në jetën e tyre. Tipet Oncogenice, më të
    rrezikshëm, të infeksioneve me HPV (p.sh. tipe 16 dhe 18 të HPV) shkaktojnë forma pre-kanceroze dhe kanceroze të penisit, Vulvës, Vaginës, Cervixit, Anale dhe Oro-Faringeale.
    Ndërsa tipet Non-oncogenic, me rrezik-të ulët, të infeksioneve HPV (P.sh. tipet 6 dhe 11) shkaktojnë Warts genital dhe Papillomatosis të përsëritura, respiratore. Persistente oncogenice, Infeksinet HPV është factor rreziku më i fortë për zhvillimin e HPV- shoqëruar prekanceroze dhe kanceroze. Një kufi substancial i kancereve dhe Warts anale
    i janë atribuar HPV, në USA: Në 2009, janë përcaktuar 34.788 raste, të reja, të HPV-shoqëruese, të kancereve dhe afërsisht 355.000 raste , të reja, të Warts ano-genitale ishin shoqëruar me HPV Infeksion.
  • DIAGNOZA
  • HPV tests janë të disponueshme për të përcaktuar tipet oncogenice, të infeksioneve HPV, të cilat janë përdorur në kontekstë për screenimin e kancerit cervical dhe manaxhimin ose
    për ndjekje të citologjisë jo-normale cervikale ose histologjinë. Këto teste nuk duhet të përdoren: 1) Për partnerin, mashkull, të grave me HPV ose 2) Grave në moshë <25 vjec, 3) Për diagnozë të Warts genitale ose 4) Si një test STD i përgjithshëm.
    Aplikimi i 3%-5% Acid acetic, i cili mund të shkaktojë që zona e prekur të marri ngjyrë të bardhë, ka qënë përdorur nga disa studiues për të përcaktuar infektimin me HPV të mucozës genitale. Përdorimi rutinë i kësaj procedure për të përcaktuar ndryshimet mukozale të atribuara nga infeksioni HPV nuk është  rekomandume sepse rezultati nuk do influencojë në skemën e manaxhimit klinik. Screenimi për HPV
    1) Pap smear cdo tre vite, në vitet 23-29 të jetës. Gratë në moshën 30-65 vjec duhet ose të bëjnë një Pap test cdo tre vitë ose një Pap test plus HPV test (co-test) cdo pesë vite co-test mund të bëhet ose duke mbledhur një swab për Pap test dhe një tjetër për HPV test ose duke përdorur materialin liquid cytology për HPV test.
    2) HPV test me rrezik-të lartë, bëhet cdo tre vite, tek gratë, me moshë 25 vjec e sipër.
    3) Gratë me një histori, testimi negative mund të ndalojnë screenimin , mbas moshës 65 vjecare. 4) Nuk ka pse të testohen për llojet non-oncogenice HPV.
    Prevenimi:
  • HPV Vaccines
    Ka disa HPV vaksina, të licensuara, në USA dhe këto janë: 1) CERVARIX që është një vaksinë bivalente që parandalon infeksionet me HPV tipes 16 dhe 18; b) GARDASIL është një vaksinë quadri-valente që parandalon infektimet me HPV tipes 6, 11, 16 dhe 18; (c) Një vaksinë 9-valente që parandalon infektimin me HPV tipes 6, 11, 16, dhe 18, 31, 33, 45, 52 dhe 58. Vaksina bivalente dhe quarto-valente ofrojnë mbrojtie kundër
    HPV tipes 16 dhe 18, të cilat shkaktojnë 66% të gjthë kancereve, të Cervix dhe vaksina 9-valente ofron mbrojtie kundër 5 tipeve HPV, plus, të account 15% të kancereve Cervikale. Vaksina HPV quatrivalente gjithashtu, të mbron kundër tipeve 6 dhe 11, të cilat
    shkaktojnë 90%, të ËËËËËarts-eve genitale. Të gjitha vaksinat HPV janë të administruara me një seri tre doza, të injektuara muskulare, gjatë një periudhë 6 mujore, me dozën e
    2 të dhe 3të, të dhëna 1-2 dhe 6 muaj mbas dozës së 1rë, respektivisht. I njëjti product vaksine duhet të përdoret për të gjithë, me 3-seri dozash. Për VAJZAT: Ose vaksina është e rekomanduar, të bëhet rutinë, në moshat 11-12 vjec dhe mund të administrohet duke filluar që nga mosha 9 vjecare. Vajzat dhe gratë, të moshës nga 13-26 vjec, të cilat nuk kanë filluar ose kompletuar serinë e vaksinave duhet të marrin vaksinën. Për DJEMTË: Vaksina HPV e llojeve quadri-valent ose 9-valent është e rekomandume, të behet rutinë për djemtë të moshës 11-12 vjec si edhe mund të administrohet duke filluar nga mosha 9
    vjecare. Djemtë dhe burrat të e moshës 13-21 vjec, të cilët nuk kanë filluar ose kompletuar serinë e vaksinave, duhet të marrin vaksinën. Për personat: a) E
  • pa-vaksinuar më parë, b) Për personat Immunocompromised (duke përfshirë personat të infektuar me HIV) dhe MSM, vaksinimi është i rekomanduar gjatë moshës 26 vjecare. Në USA, vaksinat për HPV Infeksion nuk janë të licensuara ose të rekomanduara
    për përdorim tek gratë dhe burrat me moshë mbi 26 vjec. Vaksinat HPV nuk janë të rekomanduara për gratë shtatzane. Vaksina HPV mund të administrohet: a) Pa marrë parasysh se ka patur histori për Warts ano–genitale; b) Abnormal test Pap/HPV
    ose precancer ano-genital. Gratë që kanë marrë vaksinë HPV duhet patjetër të vazhdojnë screenimin rutinë për kancer Cervikal nëqoftëse janë 21 vjec e sipër. Vaksina HPV është e
    përshtashme për fëmijët dhe adoleshentet kualifikuar në moshat nën 19 vjec, përmes programit të Vaksinimit për Fëmijë (VFC). Vaksina tolerohet mirë. Studimet, monitoruese të vaksinimit HPV kanë demostruar efektin pozitv për reduktim të Warts genitale.
    Abstenimi prej aktivitetit seksual është metoda më e përshtatësme për të parandaluar infeksinet genitale me HPV. Personat mund të reduktojnë numrin e rasteve, të rrezikshme që mund të infektohen me HPV, vetëm duke përdorur në mënyrë konsistente dhe korrekte i condomeve dhe duke limituar numrin e partereve/rëve, të tyre, të seksit. Duhet të dini mirë që përdorimi i këtyre masave nuk duhet të nën-kuptoni që ju jeni të mbrojtur100% por mund të zvogelojnë rreziqet e përvetësimit dhe transmetimit të HPV.                           
  • TRAJTIMI
    Trajtimi është i drejtuar drejt lezioneve makroskopike (P.sh. genital Warts) ose lezioneve pre-kanceroze patologjike të shkaktuara nga HPV. Inefsionet genitale HPV, subklinike, në
    mënyrë tipike pastrohen spontanisht; prandaj, terapia antivirale, specifike nuk është e rekomanduar për të zhdukur, crenjosur infeksionin HPV. Lezionet pre-kanceroze përcaktohen nëpërmjet screenimit për kancer Cervikal. HPV- që mendohet se japin
    ndryshime pre-kanceroze duhet të trajtohen sipas protokolleve
    ekzistuese.
  • MESAZHE, CELËS, PËR PERSONAT ME INFEKSIONE HPV:                                       1) Ano-genital HPV infeksion është shumë i zakonshëm Ai zakonisht infekton zonën ano-genitale por mund të infektojë zona të tjera duke përfshirë gojën dhe fytin. Njërëzit, më
    tepër seksual active, se të tjerët, e marrin HPV, disa herë gjatë jetës së tyre dhe shumica në pjesën më të madhe të rasteve nuk e kuptojnë që janë me HPV.
    2) Partnerët, të cilët kanë qënë sëbashku, kanë tendencë për të shpërndarë (share) HPV dhe nuk është e mundur të përcaktojmë se kush nga partnerët e ka pasur i/e pari/a dhe
    ia ka transmetuar partnerit/es. 3) “Duke pasur HPV nuk duhet të kuptojmë që një person
    ose ai/ajo partner ka pasur kontakt seksual me partner/e tjetër (tradhëti).” (KIM M. DRASA) 4) Pjesa më e madhe e personave të cilët kanë marrë HPV,
    pastrohen spontanisht nga ky infeksion dhe nuk kanë probleme shoqëruese të shëndetit. Në rastet kur infeksioni HPV nuk pastrohet atëhere rrezikoheni që mund të zhvilloni:
    A) Warts genitale; B)Pre-kancer dhe C) Kancer të Cervix, Anusit, Penisit, Vulvës, Vaginës, Kokës dhe Qafës. 5) Tipet e HPV, të cilat shkaktojnë Warts genitale janë të
    ndryshme prej tipeve që shkaktojnë kancer. Pra, shjaktojnë ose Wart ose kancer, jo të dyja, bashkë. 6) Shumë tipe HPV janë seksualisht të transmetueshme
    përmes kontaktit ano-genital, kryesisht gjatë seksit vaginal ose seksit anal. HPV mundet, gjithashtu, të transmetohet edhe gjatë kontaktit: Genitale me genitale, të partnerëve, pa
    kryer as aktin seksual (penetrimit-intercourse) dhe as seksin oral. Në raste të rralla, një grua shtatzane mund të trnsmetojë HPV tek foshnja, gjatë lindjes.
    7) Duke pasur HPV nuk ia bënë më të vështirë një gruaje që të ngeli shtatzanë ose ta cojë deri në fund nëqoftëse është shtatzane (pra mos ta abortojë por ta lindi normalisht,
    beben). Sidoqoftë, disa prekancere ose kancere që HPV mund të shkaktojë dhe ju duhet patjetër trajtimi shkencor mund të zvogëlojë aftësinë e gruas që të bëhet shtatzane
    ose të një lindje, pa komplikacione. Trajtimet janë të dosmosdoshme për kushtet jo normale, të shkaktuara nga HPV dhe jo vetëm për vet-virusin. 8) Asnjë test HPV nuk mund të përcaktojë, siguro, se cili infeksion HPV do të vet-pastrohet ose cili do të progresojë. Mirëpo, në disa rrethana të vecanta testi HPV mund të përcaktojë nëqoftëse gruaja është aktualisht, në rreziktë lartë që mund ti krijohet kancer Cervikal. Këto teste nuk janë për të përcaktuar probleme të tjera shëndetsore, në lidhje me HPV dhe nuk janë të plotë përdorëshme për gratë me moshë < 25 vjec ose për burrat të cdo moshe.
    9) Vetëm dy vaksina HPV janë që mund të parandalojnë sëmundjet dhe kanceret e shkaktuara nga HPV. Konkretisht, janë vaksinat Cervarix dhe Gardasil që të mbrojnë kundër rasteve më të shumta të kancerit cervical. Përmëtepër, vaksina Gardaril, gjithashtu, të mbron që mos të krijohen pjesa më e madhe e Warts-eve. 10) Vaksinat HPV jane të rekomanduara, të bëhen si rutinë për djemt e vajzat, të moshave 11-12 vjec, ose vaksina është e rekommanduar për vajza/gra, në moshat 13-26 vjec.
    Ndërsa, vetë një vaksinë (Gardasil) është e rekomandume për djem/burra. Këto vaksina janë efektive dhe të shpetojnë. 11) Condomet duhet të përdoren rregullisht,
    qëndrueshmërisht dhe korrektësisht që të mund të zvogëlohen shanset e këqija të marrjes, transmetimit HPV dhe të zhvillimit të sëmundjeve që shkaktohen nga infeksioni
    HPV. Por mos harrroni se Condomi nuk mbulon zona të tjera genitale prandaj duhet ta dini që: 12) ”Condomi nuk të mbronë plotësisht nga infektimi
    me HPV.” (KIM M. DRASA) 13) Limitimi i partnereve/ëve seksual/e mund të reduktojë
    rrezikun për infektim nga HPV. Gjithashtu, një partner/e që nuk tradhtojnë mund ta marrin HPV edhe këta/to. 14) Depelimi suprapubic (“Mons VENERA”) është rrezik i madhë për tu marrë infeksion HPV. 15) Abstenimi nga aktiviteti seksual është metoda më e
    besueshëme për të parandaluar infektimin me HPV (mos kurrë).
    16) Zbatoni me përpikmëri 14 mesazhet që mos tju ndodhi që të zbatoni pikën e 15. Dhe pikën e mëposhtme (16) mbajeni mënd mirë sic mbani “Vathin në Vesh”
  • 17) “JETA PA SEX NUK KA SI TË QUHET JETË”                                                                (KIM M. DRASA)                                                                                                                                                     

Author

Share