INFEKSIONET KRONIKE TE TRAKTIT URINAR

Author

Categories

Share

Prof. Dr. KIM M. DRASA

SEKSOLOG & UROLOG

PRESIDENT i A.U.S.A “MAKSUT DRASA”

INFEKSIONET KRONIKE të TRAKTIT URINAR

Trakti urinar, normalisht është steril. Në përgjithësi, ka 3 mekanizma, kryesor, përgjegjëse për shkaktimin e Infeksioneve

Traktit Urinar (UTIs) dhe këto janë:

(1) Kolonizimi me përhapje në ngjitje (nga poshtë-sipër);

(2) Hematogjene (nëpërmjet gjakut);

(3) Peri-uro-genitale.

Infeksionet kronike traktit urinar (UTIs) janë ato infeksione të traktit urinar që ose që nuk përgjigjen ndaj mjekimit ose përsëriten shpesh. Këto infeksione ose vazhdojnë të ndikojnë në traktit tuaj urinar pamvarësisht se ju po merrni trajtimin e duhur ose ato mund të përsëriten edhe pas trajtimit. Trakti juaj urinar është rruga që përbën sistemin urinar, i cili përfshin këto në vazhdim: 1) VESHKAT filtrojnë gjakun dhe gjenerojnë mbeturinat e trupit në formën e urinës. 2) URETERËT janë tubat që nxjerrin urinën prej veshkave drejt vezikës urinare. 3) VEZIKA URINARE mbledh dhe ruan urinën. 4) URETRA është tubi që nxjerr urinën, prej vezikës urinare, jashtë trupit. Një infeksion urinar mund të preki një nga këto pjesë të sistemit urinar. Kur një infeksion prek vetëm vezikën urinare, kjo është zakonisht një sëmundje minore dhe që mund të trajtohet lehtësisht. Mirëpo, nëqoftëse kjo përhapet drejt veshkave, ju mund të vuani prej pasojave serioze të shëndetit dhe mund të duhet që të shtroheni në spital. Gjithashtu UTIs mund të ndodhi në cdo njeri, në cdo moshë. UTIs janë më prevalente tek femrat. Në fakt, National Institute ofDiabetes dhe Kidney diseases (NIDDK) përcakton që 1 në 5 së femra, të reja, adulte kanë UTIs përsëritëse (recurente).

Kush janë Symptomat e Infeksioneve kronike të Traktit Urinar?

Symptomat UTIs kronike që prekin vezikën urinare janë: a) Frekuenca e urinimit; b) Gjak ose urinë e errët; c) Ndjesi diegie gjatë urinimit; d) Dhimbje në veshka, që do të thotë në fund të belit ose nën brinjët; e) Dhimbje në regjionin e vezikës urinare. Nëqoftëse UTIs përhapet drejt veshkave, ai mund të shkaktojë: a) Nausea; b) Vjella; c) Frisone (të dridhura); d) Temperaturë e lartë mbi 38gradë Celsius; f) Lodhje; g) Disorientim mental.

Kush janë SHKAKTARËT e UTIs

Një UTIs është resultat i një infeksioni bacterial. Në pjesën më të madhe të rasteve, bakteriet hyn në sistemin urinar përmes Uretrës dhe pastaj ato shumëfishohen në vezikën urinare. Në këtë rast për ta kuptuar më mirë është e dobishme të ndajmë infeksionet e Uretrës nga infeksionet e vezikës urinare se do ju bëjë ti kuptoni më mirë se cfar po zhvillohet.

1) Infeksioni i Vezikës Urinare: Bakteria, E. colis është shkaktaria më e zakonshme e infeksionve të vezikës urinare dhe që emërtohet: Cystitis. E. coli jeton normalisht në zorrët (Intestini) e njeriut si dhe të kafshëve. Në statusin e saj normal, E. coli nuk shkakton ndonjë problem. Mirëpo, nëqoftëse ato gjejnë rrugen për të dalë nga zorrët dhe futet në traktin urinar, ajo mund të coj drejt infeksionit, të traktit urinar.“Ky veprim quhet vet-infektim” (KIM M. DRASA). Kjo zakonisht ndodhë kur një pjesë e vogël qoftë edhe mikroskopike, fece, futet në traktin urinar. Kjo e keqe mund të ndodhi gjatë aktit seksual. Për shëmbull, kjo mund të ndodhi nëqoftëse ju kaloni nga sex anal në sex vaginal, pa pastruar, më parë penisin. Sex anal e rrit rrezikun e UTIs, sinjifikatisht. Infeksioni i vezikës urinare, gjithashtu, mund të zhvillohet nga letrat e banjës ose nga larje anale, e papërshtatëshme. Urina e shkumëzuar gjithashtu mund të sinjalizojë, një ceshtje. (2) Inefksionet URETRALE: Gjithashtu njihen edhe me emrin mjeksor URETRITIS. Infeksionet e Uretrës mund të jenë për shkak të bakterieve sic janë për të tilla, si E. coli. Uretritis, gjithashtu, mund të jenë edhe si rezultat i infeksioneve seksualisht transmetueshme (STIs), mirëpo, kjo është e rrallë. STIs përfshijnë: Herpes; Gonorrhea; Chlamydia.

Cili është në rrezik për një UTIs kronik?

GRATË: UTIs kronike janë më tepër të shpeshta tek gratë. Kjo ndodh për shkak të aspekteve të ndryshme, bazike, të anatomisë njërëzore: E para: Uretra është shumë afër me rectumin, tek gratë. Si rezultat i kësaj është ekstremishtë e lehtë për bakteriet që prej rectumit të arrijnë të futen në Uretër, vecanërisht kur ju fshiheni me letër, duke e lëviz dorën para-prapa. Kjo është arsyeja që gocat e reja ifefktohen më shpesh UTIs. Ato nuk kanë mësuar akoma se si të fshihen, përshtatshëm, mbasi defekojnë. E dyta: Uretra e femrës është më e shkurtër se Uretra e meshkujve. Kjo nën-kupton që bakteriet kanë një distancë më të shkurtër për të udhëtuar për tu futur në vezikën urinare, ku ato mund të shumë fishohen dhe më lehtë shkaktojnë infeksion (UTIs). Stili i Jetës (Lifestyle): Ka faktorë të stilit të jetës që mund tju vendosin juve në rrezik, ekstra, për të zhvilluar UTIs kronike. Shkaktar është vendosja e një diafragme, në vaginë, gjatë seksit, për të mos ngelur me barrë. Kjo ndodh sepse diafragma shtyhet lartë drejt Uretrës, duke e bërë atë më të vështirë për ta zbrazur plotësisht vezikën urinare, gjatë urinimit. Sasia e urinës që nuk del jasht saj e ka më të “pëlqyeshme” të rriti bakterie. Një shëmbull tjetër është ndryshimi konstanat i make- up të bakterieve, në Vaginë. Ky veprin normal, natyral, mund të rrisi rrezikun e zhvillimit të UTIs kronike. Nëqoftëse JU rregullisht përdorni ndonji nga produktet, në vazhdim, atëhere ju jeni duke ndryshuar bakteriet vaginale: 1) Dushet vaginale; 2) Spermicides; 3) Disa lloj të antibiotikëve orale. BURRAT: Janë shumë më pak të rrezikuar se sa gratë për të marrë UTIs që mund të jetë ose akut ose kronik. Zmadhimi i Prostatës (Bening Prostate Enlargement) është shkaku më tepër i zakonshëm që burrat të zhvillojnë UTIs kronike. Konkretisht, në rastet kur prostata është e zmadhuar, vezika urinare nuk zbrazet plotësisht dhe kjo mund të shkaktojë rritjen e bakterieve. Gratë dhe burrat, sëbashku, që kanë probleme me funksionimin normal, të muskulaturës së vezikës urinnare, e njojtur si Vezika urinare Neurologjike (Neurogenic Bladder) janë gjithashtu në rrezik për UTIs kronike, për shkak të retensionit të urinës (kam botuar para ca kohe një artikull të plotë, të qartë, shkencor për Vezikën Urinare Neurologjike, e keni ne Google). Ky kondicion mund të ndodhi si rezultat i një dëmtimi të nervave të vezikës urinare ose nga dëmtimi i cordës spinale. MENOPAUSA: mund të shkaktojë të njëjtat probleme të UTIs, në disa gra. Menopausa shkakton ndryshime hormonale që mund të shkaktojnë ndryshime në habitatin e bakterieve, normale, vaginale (e keni të shpjeguar gjërësisht në artikullin e Menopausës, në profilin tim, ne FB). Ky ndryshim mund tju rrisi rrezikun për UTIs kronike. Ka gjithashtu rreziqe të tjera, tek të rriturit për UTIs.

DIAGNOSTIKIM i UTIs kronik

Nëqoftëse ju keni një UTIs kronik, ju propabilisht keni patur një UTIs në të kaluarën. Duke kryer një test laboratorik të një porcioni urine është metoda më tepër e zakonshme që përdoret për të diagnostikuar një UTIs. Në ekzaminimin e urinës, me mikroskop, laborantia do të shofi për shënja të bakterieve, në urinë. Në QSUT edhe ne të gjitha spitalet po ndodh një handicap, penal, me dashje që të gjithë pacientëve që paraqiten në urgjencë me symptoma urinare (p.sh. djegie e dhimbje …gjatë urinimit), personeli i urgjencës nuk ju bënë analizë, të thjeshtë urine por vetëm e vetëm ju bëjnë EKO renale dhe abdominale!? Për këtë kam shkruajtur edhe më pare, ku ju jam drejtuar edhe ministrisë e drejtoris spitaleve por asnjë masë nuk është marrë. Rasti konkret: Një pacienti im meqënëse ishte e shtunë mbasdite, vajti në urgjencë QSUT, me symptoma: djegie urine dhe me dhimbje. Personeli nuk i bënë analizë urine por vetëm eko abdominale dhe i thotë që e kishte prostatën 60gr dhe super cuditërisht i thonë pacientit që duhet të operohet nga prostata? Pacienti nuk pranoi dhe i thotë që “pa më thënë Prof. KIM DRASA, nuk operohem, kurrë.” Ata nuk i bëjnë asgjë tjeter,  as analize urine. Mbas një ore e marrin tre veta (dy gra e një burrë) dhe e cojnë për të bërë përsëri eko prostate. Mbas ekos 2të i thone që prostata të vajti 90gr??? Dhe prandaj duhej “operuar urgjentisht.” Përsëri plaku nuk pranoi dhe ju përsëriti fjalët “Pamë thënë Prof. KIM nuk operohem, kurrë.” Ata nuk i bëne më asgjë, as analizë urine, as qetsues dhe plaku iku. Të hënën vjen tek unë, në poliklinikë qëndrore dhe me tregoi ngjarjen ashtu sic jua citova, më sipër. Mbasi e pyeta më qartë, mendova që e kishte nga kriprat në urinë dhe gjënë e 1rë që i bëra, urgjent, ishte analiza e urinës dhe doli ashtu sic mendova “plot me kripra oxalate Ca”. Plus duke u habitur për dy eko të prostatës që shifra luante jo më si shkrepset e kohës tonë pra +-5 por luanin me 30 gr (60 e 1ra dhe 90 gr e 2ta) e dërgova për eko prostate dhe cuditërisht doli 45gr? Pacientit i dhashë një ilac që tret kriprat dhe një qetsues dhe ai që atë natë fjeti i qetë, pa diegie urine. Në një test kulture, urine, specialistia e lë urinën në një tub për të inkurajuar rritjen e bakterieve. Mbas 1 deri në 3 ditë, merret përgjigja për të përcaktuar më mirë, skemëne mjekimit. Nëqoftëse mjeku suspekton për dëmtim të veshkave, duhet tju bëjë grafi ose Scan i veshkave. Nëqoftëse ju keni UTIs të përsëritur, urologu duhet tju bëjë një Cistoskopi (shofi vezikën urinare me kamera).

Trajtimi i UTIs kronike

1) Medikamentet: Një trajtim me antibiotikë për një javë është trajtimi primarë për UTIs. Konkretisht, pacentët/tet e mi i trajtoj nga 7-10 ditë, në mvarësi nga lloji i bakteries dhe nga lloji i antibiotikut që mund të ketë përdorur, më parë. Pra është dicka më komplekse ku futet eksperieca dhe kultura mjeksore e mjekut që po e trajton. Pra, nëqoftëse ju keni UTIs kronik, kohë zgjatia e mjekimit me antibitotikë mund të jetë më e gjatë dhe duhet të vazhdojë, domosdosmërisht, edhe 3 ditë pasi ti kenë ikur të gjitha symptomat dhe shënjat që kishte, para fillimit të antibiotikut. “Në këtë rastë ndodh gabimi fatal që e bëjnë edhe mjekët edhe pacientët që sapo shikojnë qe filloj përmirësimi e ndalojnë kurëm me antibiotikë.”

(KIM M.DRASA)

Caution:” Mjeku duhet ta dijë mirë që mos të japi, asnjëherë mjekim me antibiotikë me 2-3 cikle, në bazë të analizës së Urokulturës 1rë por vetëm pasi përsëritet Urokultura, pasi mbaron ciklin e 1rë sepse pas marrjes antibiotikut 1rë, antibiograma ndryshon.” As pacienti nuk duhet të përdori 2-3 cikle me antibiotikë, rrjesht, edhe sikur tja rekomandoj, mjeku. Më qartë, nëqoftëse 1 ose 2 ose 3 antibiotikë janë sensibël në të 1rën, urokulture, me të 2tën ata mund të jenë rezistente. E theksova se kam parë shumë raste që vazhdojnë si 50 vite më parë që jepnim 3 cikle rrjesht antibiotikësh, pa bërë asnjë kontroll kur kalon nga njëri tek tjetri lloj antibiotiku Këtë gabim e kanë bërë edhe bëjnë edhe ata që kanë qënë shefa të urologjisë. Në rastet kur jeni me UTIs kronik dhe jeni ne menopause duhet ta merrni në konsideratë trajtimin me pomadë hormone Estrogen, lokalisht, vaginal. Kjo pomadë mund të kufizojë rrezikun tuaj për ndodhi të tjera të UTIs, në të ardhmen, megjithëse ajo ka disa compromise. Pra më e mira, para se të filloni pomadën me Estrogen, ajdeni për konsulltë që tju siguroj që nuk do keni më UTIs të përsëritura, kronicizim. 2) Trajtime natyrale: Në përputhje me studimet e mia 20 vjecare dhe që janë në përputhje me studime shkencore, botërore, përdorimi i Cranberry juice, kapsula, tableta, përditë mund të minimozojë përsëritjen e UTIs. Studimin e kam paraqitur në kongresin, vjetor të Uriologjisë Europiane, në Stockholm, Suedi (Mars, 2009). Kjo ishte hera e 1rë që një urologu Shqiptar, I aprovohej studimi për tu paraqitur në kongresin Europian të Urologjisë. Dhe vazhdoj të jem i 1ri dhe i vetmi që më është aprovuar studimi për ta paraqitur, në këtë kongres, vjetor, prestigios. Kujdes, vetëm për pacientët që trajtohen me hollues gjaku. Tjetër trajtim natyral është pirja e ujit me shumicë. Kjo ju ndihmon në hollimin e urinës dhe kjo bënë që bakteriet të dalin më kollaj, jasht trupit tonë. MOS përdorni të ngrohta (jastëk, borsa) në bark nëse jeni me infeksion urinar. Komplikacionet e UTIs kronike: Njërëzit që vuajnë nga UTIs kronik mund të paraqisin komplikacione.

Infeksionet urinare të përsëritura mund të shkaktojnë:

1) Infeksione të veshkave; Sëmundje të veshkave; dhe dëmtime permanente të veshkave, vecanërisht në fëmijët e vegjël

2) Sepsis, i cili është kërcënues për jetën për shkak të infeksionit (25%-40% me gjendje septike kanë mortalitet);

3) Septicemia, e cila është një kondicion në të cilën bakteriet kanë hyrë, në gjak;

4) Rrit rrezikun e një lindje të parakohshme ose lindjen e një fëmije me peshë të ulët.

Kush është prespektiva afat-gjatë: Infeksionet e traktit urinar janë të besdishëme, të pa-rehatëshme dhe të dhimbëshme. Shumica e UTIs kronike mund të zgjidhen me një kurë të gjatë me antibiotikë por monitorimi për symptomat e mëtejshme është i rëndësishëm meqënëse UTIs kronik zakonisht përsëritet. Njërëzit me UTIs duhet të monitorojnë trupin e tyre dhe të kërkojnë mjekim të menjëhershëm me cfaqien e një infeksioni të ri. Trajtimii hershëm i infeksionit, zbret rrezikun tuaj për probleme më tepër serioze , komplikacioneve për kohë të gjatë.

Si mund të parandaloni UTIs kronike

Nëqoftëse ju jeni i ndjeshëm, i predispozuar për tju përsëritur UTIs, ju duhet të bëni këto veprime: 1) Urinoni shpesh, sa herë të mundeni. 2) Urinoni patjetër mbasi bëni sex (Intercourse). 3) Fshihuni me kujdes pasi urinoni. 4) Pini ujë me shumicë që të nxirrni bakteriet, jasht trupit. 5) Pini Cranberry juice për ditë. 6) Vishni mbathje pambuku. 7) Evitoni veshjen e pantallonave, të ngushta (se tani sikur janë në garë se kush vesh pantallona, sa më të ngushta!!!!). 8) Evitoni përdorimin e diafragmave dhe Spermicides për kontroll të lindjeve. 9) Evitoni pirjen e lëngjeve që mund tju irritojnë vezikën urinare (kafe, frute citrius, alkool, soda). 10) Evitoni banja me flluska. 11) Shplani penisin rregullisht nëqoftëse nuk jeni bërë synet (Circumcizion). 12) Mos bënu sex vaginal, direkt pas sex anal (O njërën o tjetrën. JO “turli”).

MESAZHI ARTIKULLIT

(I) Mos e nën-vleftësoni, asnjëherë, një infeksion urinar sado i lehtë tju duket.

(II) Mos lëvizni dorën, me letrën higjenike, para-prapa por vetëm në vënd dhe prapa.

(III) “Njeriu, infekton vet-vehten me bakterien Escherichia coli”

(KIM M.DRASA).

(IV) Staphylococcus aureus në gjak është shumë i rrezikshëm. (Në USA; në 2017, më tepër se 119.000 njërëz paraqitën infeksion në gjak (Bloodstream S. aureus) dhe vdiqën rreth 20.000 persona. (V) Mos pranoni të merrni tre mjekime rrjesht me antibiotikë, sipas Urokulturës së 1rë. (VI) Pra mbas cdo mjekimi me antibiotikë bëni përsëritjen e urokulturës. (VII) Mos harroni: “Mbas cdo mjekimi me antibiotikë, antibiograma ndryshon.” (KIM M. DRASA) (VIII) Femrat janë më të rrezikura, më tepër se burrat sepse anatomia e afërsisë së Uretrës, Vaginës dhe Anusit e mundëson rritjen e rrezikut për të shkaktuar, më shpesh, UTIs.

(IX) Pika VIII të, të bënë të na shkojë mëndja tek shprehja: “3 TË MIRA, NË NJË DERË” por “KUJDES ME HIGJENËN E KËSAJ ZONE JETIKE, DELIKATE.”

(X) Anatomia e vendosjes se Uretrës mbi Vaginën, në adoleshencë, e kam quajtur “gabim” të “Nënës” natyrë sepse kur femra urinon, urina i lag Vulvën dhe Hyrjen në Vaginë. Pra, mendoja që brima nga del urina jasht-trupit (Uretra), të ishte poshtë Vaginës, para vrimës anale. Por kur u bëra mjek e kuptova qartë që “Nëna” natyrë nuk ka pasur zgjidhje tjetër sepse vendosja e Vezikës Urinare poshtë Mitrës do ishte katastrofë për femrën. Kjo vërteton atë që “Nëna Natyrë nuk gabon.”

(XI) Femrat duhen të kenë parasysh, shprehjen, e cila më ka bërë për shtypje që në vogli: “Mashkulli e lanë…. me një kanoce ujë.” Dhe kjo shprehje më bëri të formulojë shprehjen e mëposhtme, pika XII.

(XII) CAUTION: “FEMRA me e la …., i duhen, të paktën, 5 kanoce me ujë.”

  (KIM M. DRASA)

 

Author

Share