INFERTILITETI MASHKULLOR

Author

Categories

Share

 

INFERTILITETI MASHKULLOR

Prof. Dr. KIM M. DRASA

UROLOG & SEXOLOG

PRESIDENT: Shoqates Urologeve & Sexologeve “MAKSUT DRASA”.

Prof, KIM është i vetmi sexolog, në Shqipëri. Ka shum vite që trajton me sukses, të gjitha problemet urologjike dhe sexologjike. Sot po paraqesim një intervist për infertilitetin mashkullor.

Prof. KIM, do të na jepni një intervistë për Infertilitetin Mashkullor?

Infertiliteti është përcaktuar shkencërisht:” Pa aftësia për të arritur shtatzaninë pas një viti të bërjes së Intercourse (Futja e penisit në vaginë), pa përdorur mbrojtës. Në studimet statistikore është konkluduar se 15% e çifteve ndodhen para kriterit të mësiperm, pra konsideohen Infertile. Brënda këtij 15%, janë afërsisht 35% e femrave që janë shkaktarët e vetme, për mos arritje të kenë shtatzani dhe 30% janë shkaktarë të vetëm meshkujt, që femra nuk ngelet shtatzanë. 20% e kanë defektin e mos arritjes në shtatzani, të kombinuar (Femra & Mashkulli) dhe 15% e kanë të pa-shpjegushëm arsyen sepse femra nuk ngel shtatzanë, pra nuk kuptohet se të keqen e ka Femra?apo Mashkulli?

Faktoret kushtezues të mashkullit që ndikojnë mbi fertilitetin janë akoma përgjithsisht në kërkim të diagonistikimit dhe nën trajtim.

Prof. Kim kush janë shkaqet që meshkujt janë infertil?

Infertiliteti ka shum faktorë, të cilët e çojnë mashkullin në këtë situatë negative. Shkaktarët e Infertilitetit tek meshkujt kategorizohen në dy kategori: I) Obstruktive (mbyllëse) dhe II) JO-Obstruktive.

Infertiliteti mashkullor mund të ketë deficiencë në:1) Formimin e spermës, 2) Koncentrimin e spermës (Oligospermia, Azospermia), 3) Transportimi i spermës deri në vagine. Ky klasifikim i pergjithshëm është bërë sepse lejon që ne të kemi një potencial të fortë për të kuptuar dhe zbuluar shkaktarët themelor të infertilitetit dhe të ndihmon për të përcaktuar një kurs veprimi të qartë për trajtimin e infertilitetit.

Prof. Kim si bëhet vendosja e  diagnozës?

Vendosja e diagnozës se kush është shkaktari i infertilitetit të mashkullit, ka stadet e veta. Vlersimi fillestar i pacientit duhet të jetë i shpejtë, Jo invaziv (pa veprimme ndërhyrëse të renda, në trup) dhe me kosto-efektive, të pranueshme aq më tepër për meshkujt shqiptarë, të cilët janë më të varfërit, në Europë. Këto tre drejtime që përcaktova duhet patjetër të bëhen fillimisht sepse afërsisht 70% e shkaktarëve, të cilët shkaktojnë infertilitetin mashkullor mund të zbulohen dhe diagnostikohen vetëm me: 1) Historinë (Anamneza e sëmundjes) 2) Ekzaminimi fizikisht 3) Niveli Hormoneve; 4) Analiza Semenit. Nëqoftëse, ne nuk kemi mundësi të zbulojmë shkatarin ose shkaktarët e vërtetë atëherë jemi të detyruar të vazhdojmë me detaje, më tepër të shtrenjta dhe studime invazive më të komplikuara, mund të na duhen ti përdorim (Aplikojmë).

Dua të përmend një amanet, postulat, të të madhit Prof. Dr. MAKSUT DRASA:”Pacienti jonë është miku Jonë”. Kjo do të thotë se vërtet pacienti do të shpenzojë për ti vënë diagnozën por ne duhet ta konsiderojmë si për vehte. Pra ta kursejmë sa më shumë buxhetin e pacientit dhe kjo arrihet duke qënë sa më tepër rigoroz dhe sa më shkencor në caktimin e analizave dhe ekazaminimeve që do i kërkojmë pacientëve, për ti bërë. Ky amanet i babait më motivon-shkencërisht, në konsultat e pacientëve për ti vënë diagnozën. Aktualisht, vazhdoj si më parë që nuk jap asnjë mjekim, pa vënë diagnozën. Fatkeqsisht, vazhdon që shumë mjekë ti kerkojnë pacientëve sa më shumë analiza dhe ekzaminime, tepër të shtrenjta???!!! Arsyen nënkuptojeni……..Dhe më keq akoma, Ju japin pacientëve “një ‘valixhe’ me ilaçe”???!!!

Prof. KIM  na jepni një tabllo reale Hormonale, të cilat ndikojnë në funksionimin normal të seksit mashkullor?

 Si cdo gjë që ka të bëjë me funksionimin e trupit tonë fillon në tru. Funksionimi sexual dhe gonadal (gjënderor) ndërmjetsohen nga Axi Hypotalamus- Pituitary- Gonadal, i cili është një sistem (Axi), si lak i mbyllur, me feedback kontrolli prej testikujve. Hipotalamusi është qëndra primare (kryesore) e Intergrimit, i cili i përgjigjet sinjaleve të ndryshme që i shkojnë nga: 1) Sistemi Nervor Qëndror (CNS); 2) Gjëndra Pituitare (Hypofiza); 3) Testikujt për të sekretuar (prodhuar)- Gonadotropin Realising Hormone (GnRH), në një pulsacion që i shkon Hypotalamusit, afërsisht cdo 70-90 minuta. GnRH, ½ e jetës (aktiv) e ka 2-5 minuta. Prodhimi i GnRH stimulohet nga hormoni melatonin, prej gjëndrës pineale dhe frenohet nga Testosteroni. GnRH kalon posht në sistemin portal, të pjesës anteriore të gjëndrës pituitare për të stimuluar prodhimin e hormoneve kryesore për normalitetin e fertilitetit dhe këto janë gonadotropinat, LH, FSH. Hypotalamusi gjithashtu prodhon thyrotropin Releasing Hormon (TRH) dhe Vazoaktive Intestinal Peptide (VIP). Këto stimulojnë prodhimin e prolaktinës dhe dopaminës. Burrat me nivel prolaktine të lartë, paraqesin gynecomastia (Zmadhim te cicave), shterim te Libidos (kenaqesia sexuale), dysfunksion erektil dhe zakonisht galactorrhea.

Prof. Kim na sqaroni për testosteronin, si hormoni kryesor mashkullor?

Konkretisht  shumica e pacienteve janë të moshave të reja, bëjmë mirë që ti sqarojmë për testosteronin se edhe ata kanë disa dijeni por  kjo këshillë që do them është që pacientët të kristalizojnë njohuritë e tyre, që sigurisht janë jo të plota. Këtë e kam vënë re tek të gjithë pacientët, të cilët i kam konsultuar. Pra hormoni TESTOSTERON sekretohet gjatë natës kur jemi në gjumë (në një diurnal pattern), duke arritur sasinë (pikun) më të lartë, të sekretimit, pak orë pasi burrat zgjohen nga gjumi. Në trup testosteroni qarkullon në disa forma: 1) Free testosteron përbën 2%; 2) 44% e testosteronit qarkullon e lidhur me një hormon tjetër, i cili quhet seks Hormone-Binding Globulin (SHBG) dhe 3) 54% e testosteronit qarkullon e lidhur (Bound) me Albumin. Për më tej, testosteroni kthehet (Konvertohet) në dihidrotestosterone (DHT) nga hyrja në veprim e 5-Alfa reductase, së bashku në periferi dhe në estrogen në periferi. Testosteroni dhe estradioli funksionojnë si feedback inhibitor (frenues) të prodhimit të Gonadotropin. Në këtë rast nuk duhet të lëmë pa përmendur komponentët kryesor, përbërës të TESTIKUJVE. Te dy testikujt kanë të njëjtët formacione, të cilët janë: 1) Qelizat Leydig, 2) Qelizat Sertoli. Një testikul normal përmban 600-1200 tubula seminifere, me një gjatësi lineare (sikur ti shtrish për së gjati), e cila arrin afërsisht në 250 metra.

Prof. Kim , lexuesit janë kurjoz të dinë si e nga kush krijohet sperma?

Leksioni që kam pregatitur për studentët e UMT, komplet se si është ndërtimi, funksionimi i testikujve si dhe prodhimi i spermës, përbëjnë 15 faqe por këtu po paraqes një pjesë fare të vogël. SPERMA është terminologjia me të cilën krenohen meshkujt dhe diskutohet për potencën burrërore. Sic e përmenda edhe më sipër, dy janë kryesoret në prodhimin e spermës dhe ato janë: Qelizat LEYDIG, SERTOLI dhe GERM. Qelizat germ janë pararendëse drejt spermatozoa, janë të ndara nga “vargmali”Gonadal dhe migrojnë drejt testikujve, para se testikujt të zbresin në vendin normal, të tyre, në skrotum (kjo ndodh në fetus-fëmija në barkun e nënës) : Në pubertet (periudha e pjekies seksuale), në përgjigje të stimulimit të hormonit FSH, ndodh që qelizat GERM bëhen sermatogonia dhe vazhdojnë të maturohen për të kaluar në procedurën tjetër, e cila quhet  SPERMATOZOA. I gjithë ky proces i zhvillimit natyral nga faza e Spermatogeum për të kaluar në fazën e fundit, e cila quhet SPERMATID duhet 74 ditë dhe kjo kalon në 14 etapa, ndërsa ata maturohen dhe duke e quajtur të mbyllur procesin kur spermatides qëndrojnë të gjithë në tubule seminiferous (në testikuj). Këtë procedurë e tregova më gjatë që burrat ta dinë mirë që sperma e tyre do 74 ditë për tu maturuar, pra për tu bëre gati, për të arritur partneria në shtatzani. Mbas kësaj procedure që Spermatidi kalon në tubulat seminifere ato vazhdojnë rrugën me sukses nëpër tubul rekti, rete testis, ductuli efferentes dhe përfundimisht depozitohen në EPIDIDIMUS (formacion tjetër që rri mbi testikul sikur e “përqafon” testikulin). Ndërsa sperma kalon nga koka e epididymis drejt bishtit dhe aty maturohen dhe sigurojnë kapacitetin e Fertilizimit (gati për të bërë femrën të ngeli shtatzanë). Nëqoftëse sperma kalon prej kokës së epididymis është e pa’aftë për të depërtuar brënda vezës së femrës ndërsa ata spermatozoidë, të cilet kalojnë përpara nga forca shtytëse e bishtit (propeltail), të epididymisit, kanë kapacitet aftësie më të mirë për të penetruar brënda vezës së femrës. Koha transite e kalimit, ndryshon me moshën dhe fuqinë seksuale të burrit por zakonisht varion nga 1-2 ditë. Epididymisi additionally sekreton (prodhon) substanca për ushqimin dhe mbrojtien e  spermatozoidëve dhe këto janë: 1) Glycerophosphorylcholine, 2) Carnitina dhe 3) Acid Sialic.

Prof. Kim na sqaroni për lëngun që del kur burrat ejakulojnë. Se populli e quan Spermë?

Populli e di gabimisht se ai lëng quhet spermë. Emërtimi shkencor e quan “SEMEN”. Emërtim SPERMA vjen nga Greqishtia e lashtë dhe nënkupton farën (seed). Sperma është lëngu që prodhojnë gjëndrat gjinore, të mashkullit që përmabn njësitë speciale të trashgimisë, genetike pra qelizat riprodhuese mashkullore. Sperma prodhohet nga testikujt, depozitohet në epididymis derisa ndodh ejakulacioni dhe del jashtë nëpërmjet penisit. Spermatozoidët janë përbërës të spermës dhe ai që bën fekondimin. Konkretisht, me gjuhë letrare: Semeni është “Lumi” dhe Spermatozoidet janë “Peshqit”. Si të gjithë peshqit që duan të ushqehen ashtu duan dhe Spermatozoidët, që të ushqehen deri sa të mbrijnë tek veza e femrës prandaj natyra ka krijuar semenin, i cili është i mbushur me element (përbërës)  ushqimor dhe mbrojtës të jetës, qëndrimit gjallë të spermatozoidëve (Ky është shpjegimi për popullin).

Prof. KIM mundësisht na bëni edhe një sqarim shkencor se gazetën tonë e lexojnë edhe shtresa te ndryshme si edhe intelektualë

Po ju citoj një pjesë të materialit që e kam për studentët. Përgjigja më e lehtë është që SEMENI është “trup” i lëngshëm, i cili del gjatë ejakulacionit. Semeni përbëhet nga spermatozoidët, plus sekrecioneve, të cilat prodhohen nga aksesorë të seksit. Këtu përfshihen prostata dhe vezikulat seminale. Sperma përbëhet nga elementë, të cilët janë për të ushqyer dhe për ti mbrojtur spermatozoidet dhe këto janë: Prostaglandina, Spermina, Fruktoze, Glukoze, Acid Nitrik, Zink, Proteina. Gjithashtu ka edhe enzima sic janë: Imunoglobulina, Proteaz, Esteraz, Fosfataz. Më pak se 1% e volumit të spermës vjen prej organeve të tjera riprodhuese, sic janë testikujt, epididymis (ku prodhohet sperma).

Semeni nuk është thjesht sperma. Sperma është pikërisht një fraksion i vockël e semenit. Shkenctarët besojnë se variantet, të cilët përbëjnë semenin janë atje si amortizatorë, të cilët ndihmojnë spermën (Spermatozoidët) për të mbijetuar dhe të mbeten aktive, me “inkurajimin” e Spermatozoidëve, gjatë kalimit (rrugëtimit) të tyre nëpër traktin riprodhues të mashkullit dhe të femrës dhe për të minimizuar, sa më shumë, goditjet ambientale gjatë aktit sexual (Intercourse). Sic ushqehet njeriu ashtu me ato përbërës ushqehen edhe Spermatozoidet. Pra prezenca e sheqerit sic është glukoza dhe fruktoza janë në përbërje të semenit për të ushqyer spermatozoidët si dhe për të siguruar energji për metabolizmin e spermës, në rrugëtimin e vet. Produktet e tjera përbërëse të semenit sic janë zinku, proteaza dhe Imunoglobulinat kanë rolin e “Luftëtare” sëmundjesh: 1) Për të pastruar uretrën (kanali i penisit); 2) zmbrapsjen; 3) thyerjen e sulmeve, të substancave të dëmshme, të cilat kanë hyrë, fatkeqsisht, në traktin Urinar.

Prof. Kim trajtimi mjeksor i Infertilitetit

Trajtimi i Infertilitetit mashkullor është shumë dimensional. Prandaj po e permbledh me disa rreshta: Opsionet e trajtimit mjeksor bazohen mbi Etiologjinë (shkakun) thelbsor dhe vazhdon me rradhë në diapazonin e trajtimit me terapi mjeksore të korigjimit të defekteve të prodhimit dhe transportimit të semenit ose me procedura kirurgjikale tek teknikat komplekse të asistuara për riprodhimin. Teknologjitë e avancuara kanë bërë konceptimin se bërja e një fëmie është e mundur vetëm me pak sasi, të shëndetshme të spermës dhe një veze, të femrës. Kjo procedurë, tradicionalisht, kryet kur janë shpenzuar të gjitha variantet e tjera, mjeksore dhe cifti ka mbi 12 muaj që nuk është në gjëndje që gruaja te ngeli shtatzanë. Vlersimi për të kryer këtë procedure komplekse mund të fillohet që në konsultën e parë, nëse cifti është i vjetër, në moshë. Për më tepër, njohuri duhet të paraqiteni për konsultë. Në bazë të eksperiencës personale, shumë vjecare, në trajtimin e rasteve të infertilitetit mashkullor, ju rekomandoj që të gjithë këta pacientë, të perdorin fertmax ose erberos për 6 muaj dhe po qe që nuk arrijnë rezultat atëherë le të fillojnë ekzaminimet komplekse sic i paraqita.

Prof. Kim cilat janë mesazhet për lexuesit?

Natyrisht, pjesa më e madhe nuk do i mbajë mend këto që paraqita por këto mesazhe, bëjnë mirë mos ti harrojnë:

1) Meshkujt, të cilët konstatojnë se nuk janë të aftë për të bërë gruan shtatzanë mos të dekurajohen menjëherë por të paraqiten tek seksologu androlog se kanë shumë shanse për tu bërë normal, riprodhues (Fertile).

2) Meshkujt Infertile duhen ta fillojnë mjekimin me hilti gold(3 kuti) dhe epimedium macun duhet kura per (6 muaj) dhe pas kësaj për tu bërë meshkuj riprodhues duhet të gjejnë specialistin e duhur dhe jo gjej derë e futu.

3) Meshkujt Infertil bëjnë mirë që këtë artikull ta mesojnë, ta printojnë se do jenë më të qartë kur do shkojnë për konsultë.

4) Spermatozoidët janë me miliona por vetëm një futet në vezen e femrës (Fekondon).

5) Infertiliteti i mashkullit mund të rregullohet pa patur nevojë për ekzaminime sepse kam patur raste që vetëm me këshillën për pozicionin sexual (Intercourse), gjatë derdhjes së spermës, në vaginë, janë bërë BABALLARË.

6) Në vazhdim të porosive, në pikën 5, është edhe këshilla se sa duhet të rrijë femra shtrirë, pa lëvizur, pasi mashkulli ka bërë ejakulacionin (derdhur spermën në vaginë). Kjo kohë vendoset vetëm gjatë konsultës live.

7) Mesazhin nr 5 e 6, mos e nenvleftësoni, me këto të dyja duhet të filloni ti zbatoni plus edhe fillimi, njëkohësisht i mjekimit me  Oligobs M dhe F, PROCREA  dhe kjo skeme trajtimi të bëhet qysh në fillim (para ekzaminimeve).

8) Dita më e përshtatshme kur një mashkull duhet të kryej kontaktin sexual, me qëllim që femra të ngeli shtatzanë, ka rëndësi të madhe dhe kjo përcaktohet gjatë konsultës.Theksoj, jo për ditë.

9) Meshkujt Infertile duhet te hanë patjetër kryesisht ushqime për të forcuar spermatozidët sepse ka meshkuj që kanë spermatozoid por i kanë të lodhur, apatik, lëvizin si ½ të ngordhur. Ushqimet që duhet të hanë i kam paraqitur, në një intervistë në Top Chanel.

10) Meshkujt Infertil duhet të mbajnë mbathje të gjera (jo bokse) që scrotumi (vehtja) të jetë i freskët sepse një rritje temperature më tepër se 1 gradë, mund të ul prodhimin e spermës deri ne 40% si dhe të ngordhin shumë spermatozoid.

11) Meshkujt Infertil mos të përdorin laptopin, duke e vendosur në preher, me këmbë të bashkuara sepse temperatura e testikujve rritet me 3 gradë. Pra ndodh “Kiameti” me spermën. Konkretisht, të jenë vigjilente për të mos i lejuar vehtes, të rrinë gjatë në një pozicion ose mjedis të nxehtë (P.sh. në diell, etj).

12) Meshkujt Infertil duhet të ruhen se mos bien në depresion sepse rrezikojnë të futen, në një rreth vicioz dhe të ndodhi fatkeqsia, sic kam paraqitur në një intervistë:” Depresioni dhe Impotenca. Cili është kryesori”? pra: “A të çon depresioni në impotencë apo impotenca në depresion”? Përgjigjen do e gjeni, tek kjo intervistë, në shtypin e shkruar.

Author

Share