Sekretet e mjekut popullor 105 vjeç për një jetë të gjatë e të shëndetshme

Author

Categories

Share

Mjeku japonez Shigeaki Hinohara ishte një nga njerëzit e shkencave mjekësore që në Japoni ka jetuar më gjatë se gjithë kolegët e tij. Hinohara ka lindur më 4 tetor 1911 dhe vdiq më 18 korrik 2017, në moshën 105 vjeçare. Prandaj vjen pyetja një mjek si ai, në jetën e tij, çfarë i rekomandon pacientëve të tij, që të mund të jetojnë gjatë.

1 – Ushqehuni mirë “Të gjithë ose ata që jetojnë gjatë, pavarësisht nga kombësia, raca ose gjinia, kanë një gjë të përbashkët: “unë nuk jam mbipeshë”.

2 – Mos ndiqni rrugën e shkurtër “Për të qene të shëndetshëm, gjithmonë ngjitini shkallët. Ngjit shkallët dy nga dy për të ushtruar muskujt “.

3 – Zbuloni energjinë rinore “Energjia vjen nga fakti i të ndjerit mirë. Edhe si të rritur mund ta mbajmë këtë qëndrim. Është më mirë të mos e lodhni trupin me shumë rregulla “.

4 – Mbaje veten të zënë me punë “Planiko gjithmon përpara.

5 – Vazhdoni të ofroni kontributin tuaj në shoqëri “Pas një epoke të caktuar duhet të përpiqemi të kontribuojmë në shoqëri. Unë punoj 18 orë në ditë 7 ditë në javë dhe e dua çdo minutë “.

6 – Përhapni njohuritë “Ndani atë që dini. Unë ofroj 150 konferenca në vit, disa për 100 nxënës të shkollave të mesme, disa për 4,500 sipërmarrës.

7 – Kuptoni vlerën e disiplinave të ndryshme “Shkenca në vetvete nuk mund të kuroje apo të ndihmojë njerëzit. Shkenca i trajton të gjithë si një realitet unik, por sëmundjet janë individuale. Çdo person është unik dhe sëmundjet lidhen me zemrën. Për të kuptuar sëmundjet dhe për të ndihmuar njerëzit na nevojiten artet liberale dhe vizuale“.

8– Ndiqni instinktet “Në kundërshtim me atë që është imagjinuar, mjekët nuk mund të kurojne gjithçka dhe të gjithe. Mendoj se muzika dhe terapi te tjera ndihmojnë njerëzit më shumë se mjekët imagjinojnë.”

9 – Rezistenca ndaj materializmit “Mos u dorzo për të grumbulluar gjëra materiale. Mos harro nuk e dim kur do të vije radha për tu larguar nga kjo botë dhe nuk do të marrim asgjë nga ato që kemi këtu“.

Author

Share