Ekzema, mënyrat natyrale që lehtësojnë kruajtjen

Author

Categories

Share

Kruarja e lëkurës është një nga simptomat e ekzemës, një inflamacion i lëkurës për të cilin mjekët japin krem ​​kortizoni dhe vajra

Disa nga bimët që e qetësojnë

Tërshëra

Drithërat nuk janë vetëm mëngjesi i shijshëm, por janë të shkëlqyera për të luftuar ekzemën. Ju mund të përdorni hithrat, të cilat kanë efekte qetësuese të dhimbjes, inflamacionit dhe kruarjes.

Kastravecat
Kastravecat kanë përmbajtje të lartë uji, ndaj janë të shkëlqyera në parandalimin e inflamacionit. Vendosja e disa trangujve në lëkurën e acaruar, mund të ndihmojë në lehtësimin e kruajtjes.

Aloe Vera
Aloe Vera është shumë e mirë për të shëruar ekzemën dhe për të zvogëluar thatësinë dhe kruajen. Merrni disa gjethe aloe vera dhe shtrydheni xhelin e tyre. Fërkoni lëkurën tuaj me xhel Aloe Vera për lehtësim nga eczema.

Limoni
Shtypni një limon në lëkurë të acaruar, mund t’iu djeg në fillim, por do të ndihmojë për të zvogëluar inflamacionin.

Shafran i Indisë
Shafrani i Indisë është dezinfektues dhe anti-inflamator. Nuk përdoret vetëm për raste të ekzemës, por edhe për shumë sëmundje të tjera të lëkurës. Përzihet pak pluhur shafran i Indisë me ujë dhe përhapet si krem direkt në lëkurë. Lereni të veprojë për 2 orë pastaj shpëlajeni lëkurën.

Mjalti
Mjalti është jo vetëm i shijshëm, por ndihmon edhe në parandalimin e acarimit të ekzemës. Përhapeni mjaltin mbi lëkurën dhe lëreni 30 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe thajeni lëkurën.

Kompresa me kamomil
Kamomili është qetësues për lëkurën i cili parandalon infeksionin. Për të bërë kompresa, zieni kamomilin e thatë në ujë për 15 minuta e mëpas kulloni lëngun përmes një site, lereni të ftohet uji dhe pastaj me një peshqir të lagur në çaj mbajeni në lëkurën tuaj për 20 minuta.

Ushqimi i shëndetshëm
Mundohuni të shmangni ushqimet e shpejta dhe karamelet, ato e demtojnë lëkurën dhe mund të shkaktojne ekzemë. Konsumoni sa më shumë fruta, perime dhe bishtaja. Omega-3 është veçanërisht e dobishme, gjendet në zarzavate me gjethe dhe peshk. Gluteni qumështi produktet e qumështit, arra, edhe vezët, mendohen të shkaktojnë shpërthime të ekzemës.

Author

Share