Gjithcka duhet të dini mbi Diabeti inspid, formën e rallë të diabetit, shperndajeni te informmohen dhe miqt

Author

Categories

Share

Çfarë është Diabeti Insipid?

Diabeti Insipidit është një gjendje e rrallë, e cila bën që trupi juaj të prodhojë dhe nxjerrë shumë urinë e cila është “e pazakonshme”.  Shumica e njerëzve urinojnë 1 deri në 2 litër urinë në ditë. Personat me diabet Insipid nxjerrin nga 3 deri në 20 litra në ditë.

Simptomat e diabetit Insipid

-Etje e shtuar
-Urinim të shtumtë e të shpeshtë (mjeku mund ta quajë këtë poliuri)
-Zgjime të shumta gjatë natës për të shkuar në tualet
-Preferencë për pije të ftohta
-Dehidratim
-Dobësi
-Dhimbje të muskujve
-Nervozizëm

Mund të vini re këto shenja:

-Lodhje
-Ndjesi të plogështisë
-Marramendje
-Konfuzion
-Të përziera

Simptomat tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël

-Te foshnjat, ato mund të jenë:
-Nervozizëm
-Rritje dhe zhvillim të ngadaltë
-Ushqyerje e dobët

Tek fëmijët, shenjat janë

-Të pirit e shumë uji
-Urinim i shpeshtë, ndonjëherë çdo orë
-Lagie e shtratit  ose zgjimi gjatë natës për të shkuar në tualet
-Dehidratim

Shkaqet e Diabetit Insipid

Trupi prodhon një hormon të quajtur vazopresinë në një pjesë të trurit tuaj të quajtur hipotalamus. Ky hormon depozitohet dhe ruhet në gjëndrën e hipofizës. Vazopresina i jep sinjal veshkave të mbajnë ujin, që e bën urinën më të përqëndruar. (Vazopresina quhet ndryshe hormoni antidiuretik.)
Kur jeni të etur ose pak të dehidratuar, nivelet e vazopresinës rriten. Veshkat thithin më shumë ujë dhe nxjerrin urinën e përqëndruar. Nëse keni marrë mjaftueshëm për të pirë, nivelet e vazopresinës bien dhe ajo që del është e qartë dhe e holluar. Kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm vazopresinë, gjendja quhet diabet Insipid qëndror. Nëse prodhoni mjaftueshëm, por veshkat nuk i përgjigjen ashtu siç duhet, keni diabet insipid nefrogjen. Në secilën formë, rezultati është i njëjtë. Veshkat  nuk mund të mbajnë ujë, kështu që edhe nëse jeni të dehidratuar, ato do të nxjerrin shumë urinë të zbehtë.

Faktorët e rrezikut të diabetit insipid
Ndryshimet gjenetike që trashëgoni nga prindërit rrisin shanset për të zhvilluar diabet insipid. Kjo ndodh në 1% deri në 3% të rasteve.

Çfarë duhet të konsumoni?

  1. Çaj

Kimikatet e njohura si “fonifenol” të gjetura në jeshilen, të zezën, ngrenë aktivitetin e insulinës.

  1. Kanellë

Më pak se gjysmë luge çaji në ditë rrit metabolizmin e sheqerit në qelizat e shëndetshme.

  1. Gujava

Ekstraktet e mollës së gujavës ulin nivelin e sheqerit në gjak.

  1. Kakao

Ul rezistencën e insulinës.

Këshillat

1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara
3-Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
4-Yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)
5-Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra

Author

Share