Kulumbria bima me efekte mjeksore të shumta

Author

Categories

Share

 

Kulumbria është frut i familjes botanike ku bën pjesë edhe kumbulla.                                                                    

Lulet dhe frutat e bimës së egër të kulumbrisë përdoren në mjekësinë popullore. Këto fruta kanë vlera të shumta dhe i bëjnë mirë stomakut dhe gjakut. Gjithashtu janë të pasura me antioksidantë.

Frutat nxisin nxjerrjen e lëngjeve me toksina nga trupi, djersitjen e rrjedhimisht largojnë papastërtitë dhe ulin temperaturën. Kulumbria është pjesë e koleksionit shqiptar të bimëve mjekësore dhe përdoret në vend, por një pjesë e konsiderueshme e mbledhjeve të kësaj bime eksportohen nga kompanitë e bimëve medicinal. Lulet e bimës së kulumbrisë janë në ngjyrë të bardhë ndërkohë që frutat janë të një ngjyre blu në të zezë. Frutat kanë një diameter 2 centimetër dhe një shije të thartë. Kur janë të pjekura, këto kokrra përdoren për përgatitjen e shurupit, reçelit dhe ëmbëlsirave të tjera.

Shtatë vlerat e kulumbrisë

Pastron gjakun

Lulet, gjethet dhe lëkura e kulumbrisë ndihmojnë në pastrimin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe papastërtitë nga trupi.

Përmirëson tretjen

Kulumbria përmirëson tretjen, lufton konstipacionin, fryrjet, dhe diarenë veçanërisht tek fëmijët. Për më tepër, çaji bimor përgatitet duke hedhur dy lugë me kulumbri të thatë në një filxhan me ujë. Në këtë formë, do të keni mundësi të stimuloni oreksin. Nëse konsumoni reçel kulumbrie atëherë do të zgjidhni problemin e mostretjes ose të stomakut.

Zgjidh problemet me veshkat  

Lulet e bimës prunus spinosa mund të përdoren për të zgjidhur problemet e akumulimit të lëngjeve në trup, për të tretur gurët në veshka dhe problem të tjera të këtij organi. Ato ndihmojnë kundër dhimbjeve të stomakut dhe ato nervore.

 Largon inflamacionin e gojës dhe fytit

Autoritetet Gjermane kanë miratuar me ligj përdorimin e këtij fruti kundër inflamacionit të gojës dhe fytit. Nëse keni probleme të tilla mund të bëni gargarë me lëngun e frutit të freskët, të cilat shërojnë bajamet e acaruara.

Trajton problemet me frymëmarrjen

Lulet e kulumbrisë përdoren për të trajtuar problemet me traktin respirator, sepse luftojnë simptomat e të ftohtit dhe kollës. Lëkura e bimës përdoret për të ulur temperaturën.

Author

Share