ORGASMA ME DHIMBJE KOKE, NGA PROF. DR. KIM M. DRASA

Author

Categories

Share

 

Prof. Dr. KIM M. DRASA
SEXOLOG & UROLOG
PRESIDENT i A.U.S.A. “MAKSUT DRASA”

ORGASMA ME DHIMBJE KOKE
“Orgasma varet mbi një përgjigje drejtë erotikës.”
Nuk mund të mësoni asnjë person tjetër (partnerin/ren) se si mund të arrijnë në orgazëm. Këtë mund tjua mësojë vetëm seksologu. Aktualisht jam i vetmi, në Shqipëri dhe për më tepër me një eksperience personale, private si dhe shkencore, nga më multi-disiplinoret, në botë. Orgazëm është kënaqësia dhe lumturia, në shkallën më superiore, sikur jemi në qiellin e 7-të, e cila ndodh në të dy gjinitë, njërëzore, femra & meshkuj (KIM M. DRASA) Orgazma tek burrat është një ndodhi komplekse, ndjeshmëri subjektive, e shprehur me kënaqësi dhe manifestohet me variante të ndryshimit trupor. Ejakulacioni është shprehja më e dukëshme dhe më e besueshme e kënaqësisë femrore dhe mashkullore. Orgazma dhe ejakulacioni ndodhin simultanisht (të dyja, në të njëjtën kohë), në pjesën më të madhe të kontakteve seksuale. Absolutisht, duhet ta dini, mirë
që ejakulacioni nuk shoqërohet gjithmonë me Orgazmë. Orgasma e femrave është piku i një sensacioni (ndjeshmërie) kalimtare, të një kënaqësie intensive (si në Qiellin e 7-të). Gjatë Orgazmës, tek femra krijohet një gjëndje e të ndryshuarit, të koshiencës (ndërgjegjes), zakonisht me një iniciativë të shoqëruar me tkurrjen ritmike, të pavullnetëshme, të muskulaturës së strijuar të bacinit, shpesh me kontraktime të mitrës dhe anale si dhe miotonia (pafuqia muskulare-relaksim), e cila shkakton vazo-
kongjestionin (mbushja me shumë gjak e arterieve genitale) seksualisht të detyruar dhe zakonisht me cuarjen e femrës, në kënaqësinë, më të fortë dhe më të lumtur që asgjë tjetër nuk ia ofron. Orgazma femërore mund të ndodhi nga një stimulim erotik, në zonën genitale dhe jo-genitale edhe me toys. Orgazma femërore dhe mashkullore mund të ndodhin edhe gjatë gjumit. Kjo tregon që njeriut nuk i
duhet, patjetër që të jetë me vet-dije pra me koshiencë. Konkretisht, orgazma ndodh edhe kur njeriu është në subkoshiencë (gjumë). Paragrafet, më sipër i shkruajta që të kuptoni shkencërisht se cfar është orgazma njërëzore.

Prof. Kim gjatë prezantimit studimit në BERLIN

Fenomene të rralla, shoqëruar me orgazmë

Studimi i orgazmës humane ka treguar një grup thelbësor të simptomave fiziolofjike dhe psikologjike, të paraqitura nga pjesa më e madhe e individëve. Studimet hedhin dritë normale mbi anormalen dhe kanë nxjerrë në pah simptoma fiziologjike dhe psikologjike, të rralla, të paraqitura nga disa individë, në shoqërim me Orgazmën. Risia e këtij arikulli studimor, personal dhe i kombinuar me studimet botërore është një review e një grupi, të gjërë, të simptomave fiziologjike dhe psikologjike, jo-të zakonshme, të
paraqitur nga disa individë si një pjes, e vecantë, e një përgjigje orgazme. Unë diferencova këto fenomene peri-orgazme prej fiziologjike, gjithë trupi dhe sensacioni genito-pelvik, zakonisht, të ndodhura në kohën e një orggazme. Aktualisht paraqes ato cfar ndodhin gjatë ose pak, pas orgazme, jo ato fenomene që ndodhin vetëm me intercourse por pa arritur në orgazmë. Topika e ndodhive në një orgazme përfshijnë:
1) Cataplexy (dobësi)
2) Qarja, gjatë orgasmes
3) Dysorgasmia                                                                                                            4) Dysphoria
5) Dhimbja faciale dhe/ose e veshit
6) Dhimbje këmbëve
7) Dhimbja e kokës.
8) Pruritus
9) Të qeshurat
10) Atak paniku
11) Sindromi zorrëve post-orgazme (POIS)
12) Kriza
13) Teshtima
14) Urinimi
15) Hemoptysis
16) Gazrat
17) Crregullime të kënaqësisë orgazmike.

Në këtë artikull po paraqes një nga këto feomene, të cilat ndodhin në orgasmë ose pak momente, pas mbarimit të orgazmës. Kjo është dhimbja e kokës. Po paraqes këtë se kjo është një nga ato simptoma që të trëmbin, më tepër se cdo simptomë që paraqita, më sipër. Konkretisht, ky është studimi personal dhe i kombinuar me studimet botërore, sipas titullit:
DHIMBJA E FORTE E KOKES, GJATE ose pak kohe, pas kalimit, të ORGASMES
“Dhimbja e kokës gjatë orgazmës është një dhimbje koke e papritur (rrufe) dhe e ashpër (Eksplozive), e cila ndodh në kohën e orgazmës ose pas një kohe të shkurtër, mbas një orgazme.” Kjo ndodhi ka qënë hipotezuar se ndodh nga vaso-spasma arteriale, e cila ndodh sekondarisht nga një dëmtim i mekanizmit miogenik të auto-regullimit cerebral që luan rol në pathogenesis. Mirëpo, pat-fiziologjia e OH është akoma e paqartë. Megjithatë, OH ka një kurs beninj, ataket e përsëritura mund të kemi kujdes për një Stroke ischemik. Gjithashtu, OH ka përgjigje të varfër ndaj analgjezikëve. Nimodipine është një calcium-chanel blocker që mund të përmirësojë spazmën vazale mbas hemoragjisë sub- arachnoidale. Përdorimi i Nimodipine, intra/venoze ishte efektive në dy pacientë me dhimbje koke primare, pas ndodhis së vaso-spazmës. Në këtë studim do paraqes rastet kur ndodhë OH dhe
pacientët/et trajtohen me Nimodipine orale (nga goja):

Rastet e pacientëve:
1) Një djal 34 vjec, i paraqitur në departamentin e urologjisë (pacient ambulator) për trajtimin e dhimbjes kokës e shoqëruar me aktivitetin seksual, vecanërisht gjatë një orgazme.

Anamneza:

Pacienti për dy muaj kishte dhimbje koke bilaterale (në të dyja anët e kokës) dhe
njëkohësisht me pulsime, sëbashku dhe tip “rrahës” si ora. Origjina e dhimbjes ishte në një pjesë, posteriore, të qafës dhe zonën occipitale (kocka mbrapa kokës) dhe shpërndahesh drejt Vertex-it. Kjo klinikë shoqërohej me nauze, të vjella dhe dizziness (marrje mëndsh). Dhimbja e kokës zhvillohej papritmas, gjatë një orgazme dhe binte forca e dhimbjes, në një periudhë 4-8 orë. Pacienti nuk paraqiste ndonjë fotofobi, fonofobi ose osmofobi. Sidoqoftë, dhimbja e kokës ishte shumë e fortë (8-10, në numërim nga 0-10) që e bëri atë të ndërpres kontaktin seksual (Intercourse). Për më tepër, pacienti mohoj të ketë patur një histori me të njëjtën dhimbje koke ose Migrenë. Ekazaminim neurologjik rezultoi normal. Shënoj që nuk kishte as shënjë të irritimit meningeal (Qafa e lirë kur mjeku ia përkul
qafën përpara kur pacienti qëndron shtrirë). Pacientit ju dha aspirine dhe tylelol por ishin jo efektive në lehtësimin e dhimbjes kokës. Të gjitha analizat e gjakut (Glucosa, Creatinina, Urea, Eritrocites, Leucocites, Platelets, Hemoglobina, Hematocriti) dhe urinës i dolën normale. Të dyja së bashku, CT trurit dhe MRA e trurit dolën normal, nuk kostatuan për ndonjë hemorragji sub-arachnoidale ose intra- cerebrale, as Aneurisëm, as malformacion vascular, as Arteriosclerosis. MRA zbuloi spazma të forta të M1 segment, të 2 arterieve mediana cerebrale. Pacienti u trajtua me Nimodipine (orale, 30mg, cdo 8
orë). Afërsisht 7 ditë, më vonë, ju bë arteriografi digitale cerebrale (kam qënë 2 vjet Neurokirurg dhe ia kam aplikuar plot pacientëve). Por rezultati ishte normal. Një muaj pas trajtimit, dhimbja e kokës dhe të gjitha simptomat shoqëruese u qetësuan dhe nuk u përsëritën.

DISKUTIMI:
Rasti që paraqita i përket OH të përsëritura, përcaktuar nga qëndra e emërtuar: “International Classification of Headache Disorders” (Klasifikimi Internacional Cregullimeve Dhimbje koke). Diagonoza e OH është një përjashtim , pra, të të gjitha shkaqeve, të tjera, që shkaktojnë dhimbje koke duhet fillimisht të përjashtohen. Në pacientin që paraqita, episodi i OH dhe gjetjet normale të ekzaminimeve neurologjike dhe studimi i imazherisë së trurit, të cillat nuk konstatuan hemorragji, nuk ishin konsistente me diagnozën e një hemoragjie sub-arachnoidale (në tru). Trajtimi me analgjezik për episodet akute mbas vendosjes së dhimbjes kokës ishin të limituara ose jo benefite, afërsisht, në të gjithë pacientët. Rastet tona kishin OH të përsëritura dhe u përgjigjën varfërisht ndaj analgjezikëve. Mirëpo, pacientët që morën trajtim me nimodipinë (orale) deri 1 muaj, u qetësuan nga dhimbja e kokës dhe nuk patën më përsëritje të OH. Qartësisht, menaxhimi i OH bazohet mbi eksperiencën e seksologut duke u performuar në rastet që paraqiten, jo gjithmonë në studime, të rasteve të rastësishme (randomized) sepse nuk ka mundësi që të kryet një studim i tillë, ngaqë janë raste të vecanta dhe asnjë qëndër studimore qoftë edhe në vëndet e zhvilluara nuk mund ti përfshijë në një studim, të tillë. Zakonisht, OH ka përgjigje të varfër ndaj analgjezikëve. Ka qënë një raport i thjeshtë për profilaksi, për kohë të shkurtër, me Naratriptan në një grua, 54 vjece, që vuante rregullisht nga OH.

Gjithashtu, ka edhe një raportim si profilaksi trajtimi me Propanolol dhe Indometacinë. Në mënyrë empirike, shkalla e përgjigjes për të dy ilacet, sëbashku, janë afërsisht deri 80%. Rasti jonë është krahasues me këto raportimet e mëparëshme. Nimodipine, orale, mundi të parandalojë dhimbjen e kokës në 9 gra me OH, pa asnji vaso-spazmë. Nimodipine, me infusion, parandaloj OH tek një grua 58 vjec, e cila kishte vaso-spasma dhe infarkt ishemik posterior. Serial MRA treguan një përmirësim të qartë në vaso-spazmë, brënda 2 ditëve. Ataket e përsëritura shkaktojnë pa-aftësi dhe bartje e një rreziku për stroke ishemik. Nimodipine intra/venoze është përdorur në dy pacient me dhimbje koke, rrufe, pasi
kishin shfaqur stroke ishemike por efikasiteti i saj mbetet i paqartë. Këto raportime dhe rastet tona mund të sugjerojnë që Nimodipine (infusion) mund të jetë efektive, në trajtimin e OH me vaso-spazma cerebrale, ndërsa nimodipine orale (nga goja) mund të jetë efektive në rastet e OH por pa vaso-spazma. Mirëpo, doza optimale dhe kohë-zgjatja e përdorimit janë akoma për tu përcaktuar. Nimodipine është një Dihidropiridinherik Calcium Antagonist që shpejtësisht dhe lehtësisht kryqëzon (kalon) barrierën gjak-tru dhe arrin një koncentrim të lartë në likuidin cerebro-spinal. Ai përmirëson perfuzionin cerebral dhe redukton deficitin neurologjik. Mirëpo, pacientët me aritmi serioze, me hypotension (TA < 90/60 mm Hg), me dëmtime zëmre, me probleme serioze renale (Creatinemia 1.5 herë më e lartë se shifra normale) janë kontra-indikacione të përdorimit të Nimodipinës. Fiz-patologjia ekzakte e OH është e panjohur.

Disa autorë kanë përcaktuar një lidhje fiz-patologjie midis OH dhe vazo-konstruksionit. Mirëpo, prezenca e vazo-konstriksionit dhe pas remisioneve të dhimbjes të kokës ishte në përputhje me raportimet e mëparëshme. Disa autorë kanë raportuar që OH mund të shoqërohet me vaso-spazma segmentale reversible që përmirësohen, spontanisht, të cilat janë të njëjta me vaso-kostriksionet cerebrale, reversible (të rikthyeshmme). Kjo është studiuar tek një sub-grup të personave që janë unikisht të ndjeshëm ndaj aktivitetit seksual (“qejflin/esha”) që shkatojnë dhimbje koke, gjatë ose pak kohë, pas orgazmës. Mirëpo, përgjigja ndaj trajtimit oral me nimodipine, treguar nga pacientët tanë, të cilët nuk kishin vaso-spazma, përjashto vaso-kostriksionin si i vetmi mekanizëm që qëndron në themel të OH dhe tregon për prezencën e mekanizmave, të tjerë. Një raportim i tillë është postulat i “Lëshimit të substancave vaso aktive sic janë Neurokinins, Serotonin dhe Katecholaminës”. Për më tepër, në disa pacientë me OH, bashkë shoqëruar me migrenë ose me histori familjare (një nga familja ka paraqitur OH) janë konstatuar dhe observuar. Përgjigja pjesërisht (parciale) e OH ndaj terapisë me nimodipinë, orale, indirekt, mbështesin teorinë që OH ka një fiz-patologji, të njëjtë, me fiz- patologjinë e migrenës. Sidoqoftë, një link definitiv midis OH dhe migrenës është akoma ajo që duhet të përcaktohet, përfundimisht. Derisa një studim, kontrolli, do të konfirmojë eksperiencën tonë, terapia me nimodipinë, orale, mund të rekomandohet si linjë e 2-të trajtimi, thjesht në ato pacient që nuk përgjigjen ose nuk mund të marrin terapi standarte.

Mesazhet personale të studimit
(1) Asnjëherë mos u trëmbni, në rastet kur keni dhimbje, rrufe, të kokës, gjatë kohës që jeni në orgazëm si edhe fare pak, kohë, pasi e keni mbaruar orgazmën.
(2) Mos dëgjoni neuro-kirurgët që kanë “alarmuar” popullin kur kanë deklaruar nëpër tv që nga shefi i tyre se:”Po pate dhimbje koke, të fortë, hajdeni menjëherë në neurokirurgji se jeni në rrezik jete”???!!!.
(3) Deklarata e tyre ABSURDE tregon që ata nuk e dinë se cfar është OH ose nuk kanë arritur, asnjëherë, në “Strong Orgazëm” ose më e keqja është që ata kanë qëllime biznesi.
(4) Vetëm në rastet kur keni OH, të përsëritura, atëherë po Ju pres për kosultë si I vetmi SEXOLOG.
(5) Jo, vetëm me një rast me OH të alarmoheni dhe ti kapni spitalet, me rradhë se do sorrollateni kot dhe ju siguroj që do ju “fluturojnë” me mijëra euro. Nuk është hera e 1 rë që kam konstatuar raste, të tilla, skandaloze, alarmante.
(6) Ka edhe dhimbje koke që janë “të shurdhëta” dhe i ngjajnë një dhimbjeje koke, të tkurjes muskulare.
(7) “SEKS PA ORGAZËM ËSHTË FAT I KEQ” (KIM M. DRASA)
(8) “JETA PA SEX NUK QUHET JETË.” (KIM M. DRASA)
(9) Pika 8 është e vlefshme edhe për njërëzit që i kanë, të gjitha të mirat, e botës por nuk bëjnë SEX ose nuk arrijnë deri në Orgazmë.
10) Studimi ilustron kompleksin dhe ndricon fiziologjinë e përgjigjes Orgasmike.

Author

Share