BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë

Author

Categories

Share

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani. Pavarësisht vendimit, ndonjë nga shtetet anëtare mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine. Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin. Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit. Në muajin maj, Këshilli i BE-së hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jothelbësore për shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës kundër koronavirusit. Shtetasit e vendeve të treta përfshijnë edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

 

Author

Share