Ku dallon uji ZemZem nga ujrat e tjerë

Author

Categories

Share

Uji i Zemzemit dallon nga ujërat e tjer për nga sasia e kripërave të kalciumit dhe të                magnezit. Këto kripëra janë pak më shumë në ujin e Zemzemit se sa në ujërat e tjer.            Ndoshta, kjo mund të jetë arsyeja që ky ujë i freskon haxhinjtë e lodhur.

E mirë tjetër e ujit të Zemzem është se ai përmban fluorite, të cilat kanë veprim të frytshëm mikrobevrasës. Pusi i Zemzemit nuk është tharë asnjëherë. Përkundrazi, ai i ka plotësuar gjithmon nevojat për ujë. Ai ka ruajtur gjithmon të njëjtën përbërje kripërash dhe të njëjtën shije, që kur se ekziston. Që ky ujë pihet, njihet botërisht, sepse haxhinjtë nga e tërë bota vizitojnë Qaben çdo vit për Haxh dhe për Umre dhe asnjëherë nuk janë ankuar për të.
Përkundrazi ata janë kënaqur gjithmonë me të. Joshja e ujit të Zemzemit ka qenë dhe është gjithmonë universale. Uji ka shije të ndryshme.Zemzemi asnjëherë nuk është trajtuar kimikisht dhe asnjëherë nuk është klorinuar, siç ndodh me ujërat e qyteteve. Zakonisht, në shumicën e puseve ka rritje biologjike dhe bimësi (alga etj.). Kjo e bën ujin e tyre të papëlqyeshëm në shije dhe në erë. Por, me pusin e Zemzemit nuk ndodh kështu. Aty asnjëherë nuk ka pasur shenja rritjesh biologjike.Për ujin e Zemzemit Pejgamberi alejhi selam thotë: “Uji i Zemzemit është përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet.”

Author

Share